Panorama Sport (Albania)

Rënia e Tiranës ul “pjacën” dhe konkurrenc­ën në Superiore

-

Futbolli shqiptar humb një gjymtyrë të rëndësishm­e. Edhe pse klube të mëdha europiane kanë pasur të njëjtin fat, kampionati ynë nuk e ka kurrsesi luksin që të mos ketë ekipin më të titulluar në vend. Tirana për të parën herë në histori do të militojë në inferiore. Ajo që nuk kishte ndodhur kurrë në 78 edicionet e ligës shqiptare, tashmë është realitet. Por, përtej problemati­kës së fajeve që mund të kenë vetë drejtuesit për këtë katastrofë, në këtë rast pasojat do ndihen edhe te lojtarët. Tirana është një treg i nivelit të lartë për futbollist­ët vendës, por jo vetëm. Dhe kjo dihet. Edhe nëse këtë sezon mund të mos ketë dhënë paga prej "milionerës­h", për rangun e tre ekipeve kryesuese, mbetej një ekip i lakmuar prej kujtdo. Jo vetëm për trofetë e shumtë që mban mbi shpinë, peshës së fanellës, por edhe për atë çka ofronte financiari­sht. Çështja është e thjeshtë, me rënien e 24 herë kampionëve nga elita dhe ardhjen e Kamzës me Lushnjën, me gjithë respektin, tregu nuk do të jetë më i njëjtë. Kjo do ta ulë ndjeshëm edhe konkurrenc­ën. Lojtarët "big" dhe ata cilësorë do të zgjedhin Skënderbeu­n, Partizanin apo edhe Kukësin. Flasim në teori gjithnjë, pasi mund të ndodhë që te Lushnja apo Kamza të afrohet ndonjë biznesmen i fuqishëm dhe mund të përsëritet historia e verilindor­ëve. Por fakti mbetet i pandryshua­r, rënia e Tiranës do ta ulë ndjeshëm pjacën edhe në merkato, konkurrenc­ën, por edhe... rrogat.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania