Panorama Sport (Albania)

Bashkëshor­tja e Stërmasit: Selmani donte më shumë Tironën, sesa mua

-

Ndoshta as vetë mund të mos e kishte menduar se do të jetonte edhe më shumë sesa skuadra e Tiranës në Superiore, skuadra që bashkëshor­ti i saj themeloi dhe drejtoi i pari në sukseset e fillesës. Nezihat Stërmasi, bashkëshor­tja e Selman Stërmasit, edhe pse sot është 97 vjeç, e të njëjtës ditëlindje me Sport Klub Tiranën, tregon se shtëpia e tyre ishte selia e parë nga ku drejtohej klubi bardheblu. "Këtu vinin të gjithë lojtarët e Vllaznisë, Korçës, Vlonës. Unë gatuaja për 10-20 veta, që i sillte Stërmasi, se kjo dhomë ishte si han. Flinin, hanin dhe më pas të nesërmen shkonin për të luajtur", shprehet Nezihat Stërmasi për "Top Channel". Ka qenë gjithçka për familjen Stërmasi skuadra bardheblu, deri kur politika e hoqi Selmanin nga drejtimi dhe shkak ishte ndryshimi i emrit nga Sport Klub Tirana, në 17-Nëntori, një emër i papranuesh­ëm për të. "E gjeta në shtëpi, qante si fëmijë e thoshte ' çfarë bëra, përse më hoqën?'", kujton bashkëshor­tja e Selman Stërmasit. Pyetjes: "Selmani të donte më shumë ty apo Tironën?", Nezihati i përgjigjet: "Tironën... Tironën...".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania