Panorama Sport (Albania)

Drejtuesit mendojnë për afrimet

-

Presidenti Gjici kërkon me çdo kusht që këtë vit Kukësi të hyjë në fazën e grupeve në Europa Ligë, por për të arritur këtë objektiv duhen bërë përforcime­t e duhura. Pritet që në skuadër të afrohen lojtarë shumë cilësorë, por më parë duhet të ketë një plan të qartë për buxhetin e skuadrës. Tashmë që festa e titullit ka përfunduar, Gjici do të qartësojë edhe të ardhmen e skuadrës së tij. Burime pranë klubit kanë bërë me dije se kanë nisur kontaktet e para me disa lojtarë në Spanjë, Francë etj. Bëhet fjalë për futbollist­ë cilësorë, por kostoja e tyre është e madhe. Gjithashtu janë kontaktuar edhe kompani të ndryshme që kanë në menaxhim futbollist­ë dhe mund të ketë ndonjë bashkëpuni­m.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania