Panorama Sport (Albania)

Del Piero

-

"Në këto momente, nuk mund ta shpjegosh apo ta dish se çfarë kalon në mendjen e lojtarit, zgjohesh gjatë natës përpara ndeshjes, mendon shumë gjëra dhe për një moment mendon për gjithçka. Të shohim se si do ia dalë që ta përballojë këtë moment, pasi është më i vështiri për një lojtar. Unë e kam përjetuar vetë këtë emocion dhe mund të them që kanë qenë ditët më të vështira të jetës time. Është një moment shumë delikat për Françeskon, pasi këto janë emocione shumë të forta. Ai është një pjesë e historisë së Romës dhe futbollit italian", ishin fjalët e Del Pieros mbi lamtumirën e Totit nga Roma.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania