Panorama Sport (Albania)

"Tani çdo gjë në dorë të klubit"

-

Pavarësish­t se ishte ndeshja e fundit sezonale dhe për klasifikim­in vlente pak, trajneri Montela nuk i ka kursyer kritikat për skuadrën e tij në fund të ndeshjes së djeshme të humbur ndaj Kaljarit. Për kreun e stolit kuqezi ekipi mund dhe duhej të bënte me shumë: "Nuk më pëlqeu mendësia me të cilën nisëm ndeshjen. Nuk flas me emra të përveçëm, por prisja më shumë agresivite­t. Ndeshja fillon kur fishkëllen arbitri, ndaj nuk mund t'i lejojmë vetes shpërqendr­ime në sezonin e ri. Sot (dje) u mbyll një sezon i vështirë nga i cili dua të veçoj fitoren në Bolonja, Superkupën në Doha, por sidomos këtë vend të gjashtë që për ne vlen shumë. Për merkaton jam shumë i kënaqur, klubi i di mendimet e mia dhe tani çdo gjë është në dorën e tyre, si për blerjet, ashtu edhe për rinovimet".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania