Panorama Sport (Albania)

“Sivjet nuk e fal Champions-in”

Kapiteni: Jemi favoritë ose jo, dua të fitoj! Trofeu nuk do më shpëtojë për herë të tretë

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Xhanluixhi Bufon ëndërron që të ngrejë të vetmin trofe që i mungon karrierës së tij, të shtunën e ardhshme, në Kardif. Portieri i Juventusit është një legjendë, por Champions-i do të plotësonte palmaresin e tij, përveçse do ta shenjtëron­te si një prej kampionëve dhe fituesve më të mëdhenj që ka parë historia e futbollit. "Më ka shpëtuar dy herë ky trofe nga duart, shpresoj që këtë herë të jetë i imi". Në një intervistë për "Daily Star", numri 1 i bardhezinj­ve tregon disa nga emocionet e kësaj pragsfide dhe karrierës së tij.

ROLI I LIDERIT - "Gjëja që më transmeton më shumë sodisfaksi­on dhe emocion duke bërë rolin e portierit është ajo ndjesia e të transmetua­rit qetësi te skuadra. Ata e dinë se në fund, edhe pas tyre ka gjithmonë një tjetër që do të mbrojë edhe goditjen e fundit dhe kjo është diçka që u jep forcë të gjithë shokëve të mi. Ne jemi një skuadër shumë e qetë sivjet dhe me një mentalitet të fortë. E dimë tashmë se cilat do të jenë vështirësi­të me të cilat do të përballemi. Instinkti im në fushë? Shpeshherë bëj atë që ndiej për momentin, sepse jo të gjitha ndeshjet të japin të njëjtën adrenalinë dhe të përfshijnë".

KARRIERA - Në lidhje me aventurën e tij në këtë sport, 39-vjeçari është i lumtur. "Jam me fat që kam pasur një karrierë kaq të gjatë. Kam pasur për detyrë që të marr shumë vendime dhe të gjitha i kam marrë duke u bazuar te gjendja ime emocionale dhe mënyra e të jetuarit. Prandaj, rikthimi në një finale të Champions-it së bashku me skuadrën dhe tifozët, është diçka vërtet fantastike dhe këtë herë dua të fitoj. Nuk më mjafton më të marr pjesë".

FINALJA E KARDIFIT - Fakti se Reali i Madridit ka humbur vetëm dy finale të Champions-it, ndërsa Juventusi gjashtë, kjo nuk e frikëson Bufonin. "Një avantazh fakti i të mos qenit favorit? Nuk e di... Ndoshta të jep më shumë sodisfaksi­on fitorja duke u etiketuar si i tillë, por edhe të qenit favorit të bën të ndihesh mirë. Me pak fjalë, nuk kam preferenca në lidhje me këtë aspekt. Çfarë fjalësh do t'u them shokëve të ekipit përpara se të zbresim në fushë? Të shohim, tashmë jam një ekspert i të tilla monologëve ( qesh)... Fakt është që të gjithë sivjet kemi vetëbesimi­n e duhur, njohim forcën dhe limitet tona, prandaj do t'i përdorim të gjitha këto për të fituar".

 ??  ?? në Kupat e Europës numëron Xhanluixhi Bufon në karrierën e tij, nga të cilat 114 me Juventusin. Portieri luan finalen e tretë në Champions, por në dy precedentë­t, në vitin 2003 dhe 2015, ka humbur respektivi­sht me Milanin dhe Barcelonën.
në Kupat e Europës numëron Xhanluixhi Bufon në karrierën e tij, nga të cilat 114 me Juventusin. Portieri luan finalen e tretë në Champions, por në dy precedentë­t, në vitin 2003 dhe 2015, ka humbur respektivi­sht me Milanin dhe Barcelonën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania