Panorama Sport (Albania)

Sinani: Bashkia të lërë Vllazninë

“Ku ishin lojtarët që u morën për të mbajtur lart skuadrën?”

- ADMIR URUÇI

Vioresin Sinani ka për jetuar momente ank thi në ndeshjen Vllaznia-Tirana. Golashënue­si më i mirë i të gjitha kohërave në kampionati­n shqiptar (208 gola), në një intervistë për "Panorama Sport" ka folur për ndeshjen që vulosi mbijetesën e kuqebluve, ndërsa i ka bërë apel Bashkisë, që të heqë dorë nga drejtimi i klubit.

Para ndeshjes keni thënë se u ka kapur një tension i paparë. A mund të na thoni si e keni përjetuar Vllaznia-Tirana nga stadiumi?

Kam pasur emocione të forta, që kanë nisur disa ditë para ndeshjes dhe kanë vazhduar deri në përfundim të 96 minutave. Ashtu si çdo shkodran, kam përjetuar diçka që më parë as që e çoja nëpër mend. Ka qenë një ndjesi që nuk ka pasur lidhje me emocionet që një njeri përjeton kur luan për titullin kampion apo finalen e Kupës. Ishin emocione si për jetë apo vdekje. Me sinqeritet po e them, por kam qenë me zemër në dorë deri në vërshëllim­ën e fundit të gjyqtarit italian.

E keni menduar që Vllaznia mund të ishte skuadra që do të zbriste?

Natyrisht, pasi kur shkon në një situatë të tillë, gjithçka mund të ndodhë. Megjithatë, sërish kisha besim te djemtë shkodranë. Ishin ata dhe vetëm ata që bënë të mundur që Vllaznia të mbijetonte.

Me këtë doni të thoni se keni mbetur i zhgënjyer nga lojtarët jabanxhinj, që u tërhoqën përpara kësaj ndeshjeje?

Unë vetëm doja të pyesja, se ku ishin ata lojtarë që u morën për ta mbajtur në nivele të larta këtë Vllazni? Prandaj, e përsëris se djemtë shkodranë, në një situatë të tillë, asnjëherë nuk u trembën, por treguan forcë dhe karakter. Luftuan me shpirt deri në fund dhe këta djem nuk ishin vetëm. Kishin në krah një tifozëri, që rrallë skuadër mund ta ketë. Tifozët iu përgjigjen thirrjes për të qenë të gjithë bashkë.

Sipas jush, prania e madhe e tifozërisë ia bëri më të thjeshtë ekipit?

Ishte kjo tifozëri dhe këta djem që bënë të mundur që ky emër i madh i futbollit shqiptar të jetë sërish në Superiore. Vlerësim maksimal për tifozërinë e mrekullues­hme shkodranë, që me një të rënë të bilbilit është e gatshme të kontribuoj për skuadrën.

Çfarë mund të thoni për rastin e Elis Bakajt?

Nuk dua të flas fare për këtë çështje. Atë që e sollën e dinë

më mirë, këtu i referohem klubit dhe vetë lojtarit. Ne të tjerët është e kot që të diskutojmë.

Vllaznia shpëtoi edhe këtë sezon, por a mund të na analizoni se çfarë nuk ka shkuar te kjo skuadër?

Nuk dua që të ndalem tek ajo që nuk shkoj në aspektin

sportiv, por do të thosha se tani më shumë se kurrë, bashkia nuk duhet të menaxhojë më Vllazninë. Nuk duhet që ky klub të jetë më pronë e bashkisë, por të gjendet sa më parë mundësia e kalimit në duart e privatit. Si ka mundësi që prej 6 vitesh që drejton bashkia, jemi

përherë në këto situata dhe asnjëherë të vetme nuk jemi në Kupat e Europës. Pra, krejt ndryshe nga koha kur në drejtim të klubit ishin biznesmenë. Në këto kushte, i bëj apel Bashkisë ta lëshojë sa më shpejt klubin, nëse nuk duam që të jemi edhe në sezonin tjetër me

të tilla emocione.

Pas ndeshjes në "Loro Boriçi", klubi më i titulluar në vend, Tirana, zbriti nga Superiorja. Si një ish- lojtar i bardhebluv­e, çfarë mendoni për këtë katastrofë?

Unë nuk dua të bëj hipokritin, sepse së pari kisha

problemin e qëndrimit të Vllaznisë. Por, tani që skuadra ime e zemrës shpëtoi, natyrisht më vjen keq edhe për Tiranën, pasi është një emër i madh. Unë kam fituar titullin me këtë skuadër dhe nuk më shkonte ndonjëherë në mendje se mund të ishte në këtë situatë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania