Panorama Sport (Albania)

Xhiro e Italisë, holandezi "fluturues" Dumulin ngjitet në fron

-

Tom Dumulin ia doli me sukses. Për herë të parë në historinë e Xhiros së Italisë ajo fitohet nga një çiklist holandez. Rokada e klasifikim­it të përgjithsh­ëm erdhi pikërisht në etapën epilog të edicionit të 100-të të "Grand Tour"-it. Vendi i dytë për Tom Dumulin të skuadrës Sunweb në fundin e kronometri­t individual ( Monza- Milano, 29.3 km e gjatë) e fituar nga bashkëkomb­ësi i tij Jos Van Emden me kohën 33'08", lejoi 26-vjeçarin nga Mastriht me kohën 33'23" që të triumfonte. Një sukses historik dhe i merituar për holandezin, i cili mundi të bëjë përmbysjen e madhe në vetëm 29.3 km e mbetura. Dumulin e

fanellën rozë të premten duke ia dorëzuar vetëm për dy ditë kolumbiani­t Nairo Kuintana. Ndërkohë çiklisti shqiptar u klasifikua në kronometri­n e djeshëm në vend të 129-të, +04'27" nga Van Emden. Kurse në klasifikim­in e përgjithsh­ëm Zhupa e mbyll pjesëmarrj­en e tretë radhazi në karrierë në Xhiron e Italisë, i 140ti me kohën finale 95h14' 59" (+4h40'05" nga Tom Dumulin). Në total u klasifikua­n 161 çiklistë. Një klithmë, ekzaltim në fytyrën e tij dhe një puthje për të dashurën. Ky ishte reagimi i Dumulin pas triumfit. "Nuk më besohet për këtë fitore të arrihumbi tur! Nuk di çfarë të them, është një ëndërr e bërë realitet për mua. Kur më thanë se kisha fituar nuk po e besoja, është diçka e mahnitshme. Jam shumë i lumtur. Kuintana sot bëri një pedalim mahnitës në etapën e kronometri­t, urime", ishte komenti për fanellën rozë me numër 100.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania