Panorama Sport (Albania)

Flamurtari, vetëm katër futbollist­ë nën kontratë

Skuadra e sezonit të ri do të ndërtohet nga trajneri Duro

-

Flamurtari ka të paktën katër lojtarë të sigurt për sezonin e ri. 31 maji shënon edhe përfundimi­n e kontratës për pjesën më të madhe të futbollist­ëve të Flamurtari­t. Burime konfidenci­ale nga Klubi i Futbollit Flamurtari konfirmuan dje për "Panorama Sport" se lojtarët, të cilët janë në kontratë, mund të numërohen me gishtat e njërës dorë. Bie në sy se te lojtarët nën kontratë edhe për një vit janë të huajt. Ndërkaq futbollist­ëve shqiptarë dhe kosovarë kontrata u përfundon në fund të këtij muaji. Danilo Alvesh, Mauricio Leal, Lineker, Kanixha janë lojtarët me kontratë, të paktën edhe për një vit. Ndërsa lojtarët që u skadon kontrata janë: Telushi, Halili, Veliu, Bushiç, Shkodra, Jakovljevi­ç, Berisha, Neziraj, Mersini, Frashëri, Kuqi, Galiç, Radoviç, Shehaj, Fazliu. Burime pranë klubit vlonjat thanë dje për gazetën se do të jetë trajneri Shpëtim Duro ai që do të punojë për ndërtimin e ekipit të ri. Por, edhe pse ka pak lojtarë që janë nën kontratë, me ndonjërin prej tyre pritet që të prishet kontrata me konsensus. Po ashtu, drejtuesit do të bisedojnë edhe me lojtarët që u përfundon kontrata, të cilët janë në planet e trajnerit Duro. LARGIMET - Pritet që shumë lojtarë të largohen. Një pjesë e tyre nuk janë në planet e trajnerit Duro për sezonin e ri. Kjo u pa te fakti se pati edhe nga ata lojtarë që me ardhjen e Duros përfunduan në tribunë. I pari që do të largohet është kosovari Ilir Berisha. Mbrojtësi pësoi një dëmtim disa muaj më parë, por edhe pse u rikuperua nuk u aktivizua në takimet e fundit dhe, aq më shumë, s'u grumbullua fare në këto ndeshje. Për këto arsye, Berisha do të largohet. Një tjetër largim i sigurt është edhe portieri Stivi Frashëri. Duket se edhe me Frashërin është

e njëjta situatë. Edhe portieri përfundoi në tribunë. Por ka edhe lojtarë titullarë për të cilët dyshohet qëndrimi për sezonin e ardhshëm. Në pikëpyetje vihet qëndrimi i kapitenit Bruno Telushi, por edhe e kosovarit Donjet Shkodra. Ka edhe lojtarë të tjerë që nuk do të jenë pjesë e sezonit të ri.

QËNDRIMET - Për sa u përket lojtarëve që do të qëndrojnë, do të jetë trajneri Shpëtim Duro ai që do të vendosë, por edhe drejtuesit mund të kenë ndonjë dëshirë të tyre. Ata duan që të mbajnë sulmuesin Tomislav Bushiç. Burimet thanë dje për gazetën se sulmuesit do t'i kërkohet që të rinovojë edhe një vit. Bushiç i përfundon kontrata në fund të muajit, por drejtuesit janë për qëndrimin e tij. Gjasat janë që t'i kërkohet rinovimi edhe portierit Argent Halili. Gjithsesi, në ditët në vijim, pritet të ketë zhvillime. Ermal Sika

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania