Panorama Sport (Albania)

Torasa i jep lamtumirën Partizanit

"Do të flas me drejtuesit e klubit, por mendoj se karrierën do ta vijoj në vendlindje"

- ILIR CARA

Partizani pritet që t'i nënshtrohe­t rinovimit, proces i cili ndodh çdo mbyllje sezoni. Baza e ekipit do të mbetet e paprekur, por hyrje-daljet janë të paevituesh­me. Partizani i sezonit të ri është thënë se do të ndërtohet sipas shijeve dhe udhëzimeve të Luçiano Moxhit. Ish-drejtori i Juventusit do të jetë presoni që do të vendosë për merkaton e skuadrës. Ai ka premtuar se do të sjellë lojtarë cilësorë për Partizanin. Formatimi i sulmit të skuadrës së sezonit të ri shikohet si ekskluzivi­tet i këshilltar­it të presidenti­t Demi, Luçiano Moxhi. Në këto rrethana, pjesa dërrmuese e sulmuesve të skuadrës aktuale nuk e ka të sigurt të ardhmen, ndaj largimet janë të pashmangsh­me. Methju Bonifejs i prin listës së largimeve. Sulmuesi nigerian erdhi në janar te "demat", por nuk bindi për asnjë moment me paraqitjen e tij. Gjurmët e Bonifjes pritet t'i ndjekë edhe Agustin Torasa, i cili mësohet se nuk ka lënë ndonjë përshtypje të madhe te këshilltar­i i ri i presidenti­t Demi. Argjentina­si iu bashkua të kuqve në janar të 2016-ës dhe pas një sezoni e gjysmë duket se ka ardhur momenti të divorcohet me Partizanin. Këtë gjë thuajse e ka zyrtarizua­r edhe vete 28-vjeçari pas ndeshjes së fundit në Korçë. Në një prononcim të shkurtër për "Panorama Sport", Torasa ka pohuar se me shumë mundësi karrierën do ta vijojë në Argjentinë. Gjithsesi, më parë lojtari pritet që të bisedojë me drejtuesit e klubit, për të parë se cilat janë planet e tyre dhe më pas do të vendosë saktësisht për të ardhmen. "Nuk mund të flas me saktësi për të ardhmen time. Gjithsesi, gjatë këtyre 2-3 ditëve do të flas me drejtuesit e klubit për të diskutuar planet që kanë. Por mendoj se do të kthehem në Argjentinë dhe karrierën do ta vijoj në vendlindje", u shpreh Agustin Torasa për "Panorama Sport" pas barazimit 2-2 në Korçë. Në javët e fundit, 28- vjeçari nuk i ka pritur mirë zëvendësim­et, gjë të cilën e demonstroi edhe në ndeshjen e fundit ndaj Skënderbeu­t. Prej disa muajsh, Torasa ka tërhequr edhe familjen e tij duke jetuar në kryeqytet, por aventura te Partizani mendohet se u mbyll të shtunën në Korçë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania