Panorama Sport (Albania)

Tirana zbret në fushë më 1 gusht

-

Tirana pritet të nisë përgatitje­t për sezonin e ri më 1 gusht, në një kohë që kampionati i Kategorisë së Parë fillon më 16 shtator. Trajneri Ze Maria mësohet se i ka kërkuar klubit që përgatitje­t të nisin në ditën e parë të muajit të ardhshëm, por dilemat për grupin e lojtarëve janë të mëdha. Emri më i ri që do t'i bashkohet Tiranës është 18-vjeçari Atdhe Grajçevci, i cili ka mbyllur sezonin me Prishtinën në Superligën kosovare. "Po, do t'i bashkohem Tiranës në stërvitje kur edhe starton me përgatitje. Kam ftesë zyrtare nga klubi bardheblu", është shprehur Grajçevci dy ditë më parë për mediat kosovare. Lojtari po punon individual­isht që të jetë sa më i përgatitur për sfidën e re.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania