Panorama Sport (Albania)

Halili: Vendos nesër për Merveil dhe Akuah

-

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, konfirmoi ofertën e Osijekut, si dhe takimin që ka bërë me drejtuesit e këtij klubi për transferim­in e Merveil Ndokyt dhe Ruben Akuah. Megjithatë, ai vendosi si afat deri të martën për konkretizi­min e marrëveshj­es. "Synimi ynë është të ruajmë një pjesë të pronësisë së futbollist­ëve. Pra, duam një përqindje në rast se ata rishiten në klube të tjera në të ardhmen. Nëse do të biem dakord për këtë pikë, atëherë pranojmë ta firmosim këtë marrëveshj­e. Tashmë jemi në hapat e fundit për të realizuar transferim­in e Merveilit dhe Akuahsë. Negociatat vazhdojnë dhe përfundimi­sht do të vendosim brenda së martës", ka thënë Halili për "Panorama Sport".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania