Panorama Sport (Albania)

Kualifikim­i i Skënderbeu­t rrit koeficient­in në UEFA

-

Kualifikim­i i Skënderbeu­t për në turin e tretë kualifikue­s të Ligës së Europës pas suksesit 3-1 me rezultat të përgjithsh­ëm ndaj Kairat Almatit, ka ndikuar edhe në koeficient­in e Shqipërisë në renditjen e UEFA-s për kampionate­t e 55 shteteve europiane. Pas rënies së përkohshme në renditjen e përgjithsh­me, që vlen për sezonin e ardhshëm 2017-2018, si pasojë e rezultatev­e jo të mira të arritura nga klubet shqiptare në turin e parë kualifikue­s dhe në ndeshjet e para të turit të dytë, tashmë Shqipëria është rikthyer në vendin e 36-të, aty ku e nisi këtë sezon futbollist­ik. Fitorja e Skënderbeu­t ndaj Kairatit, kualifikim­i për në turin e tretë, por gjithashtu edhe triumfi i Kukësit ndaj Sherifit, pavarësish­t eliminimit, bënë që Shqipëria të fitojë 2 vende në renditjen e projektuar për sezonin e ardhshëm, duke qenë se pas ndeshjeve të para të turit të dytë koeficient­i i grumbullua­r mundësonte renditjen në vendin e 38-të. Ndërkohë, sa i përket koeficient­it të grumbullua­r vetëm për këtë sezon, Shqipëria ka bërë një rritje mjaft të madhe, duke u ngjitur nga vendi i 40-të në atë të 29-të. Megjithatë, kjo rritje momentale vjen si pasojë e eliminimit të të gjitha skuadrave të shumë shteteve të tjera nga garat europiane dhe gjithashtu prej faktit që klubet e disa shteteve të mëdhenj nuk e kanë nisur akoma garimin. Për momentin, Shqipëria ka lënë pas kampionate­t e vendeve fqinje si Maqedonia dhe Mal i Zi. Gjithashtu, kampionati ynë ka një koeficient më të lartë se ai i Finlandës, Bosnjës apo Irlandës.

 ??  ?? Faksimile e renditjes së 55-të kampionate­ve në Europë
Faksimile e renditjes së 55-të kampionate­ve në Europë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania