Panorama Sport (Albania)

Beqiri: Ta nisim punën sa më shpejt

-

Një ndër lojtarët e shqetësuar për mosfillimi­n e seancave stërvitore te skuadra e Luftëtarit është pa dyshim edhe kapiteni Orjad Beqiri. Në një deklaratë të shkurtër për "Panorama Sport", ai ka bërë me dije se përgatitje­t duhet të nisin sa më shpejt në mënyrë që të arrihen objektivat e sezonit të ardhshëm. "Jemi në pritje dita-ditës për të filluar përgatitje­t për sezonin e ardhshëm futbollist­ik. Besojmë se do të ruajmë ritmet e dy sezoneve të fundit, ndaj dhe startimi sa më shpejt nga përgatitje­t do të mundësonte arritjen e çdo objektivi. Luftëtari ka grupin e sezonit të fundit, ndaj me punë dhe përkushtim të vazhdueshë­m do të shfaqemi po aq të suksesshëm sa edhe sezonin e kaluar", tha Beqiri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania