Panorama Sport (Albania)

Demi i refuzon të gjithë, do Besëlidhje­n

Portieri ka pasur disa oferta, por do të vazhdojë kontratën me lezhjanët

-

Skuadra lezhjane është me pushime, të cilat, sipas të gjitha gjasave, do të vazhdojnë deri në fund të këtij muaji. Megjithatë, drejtuesit janë të qetë, pasi shumica e lojtarëve që mbyllën sezonin janë nën kontratë dhe presin një telefonatë nga klubi që të nisin përgatitje­t. Një prej këtyre futbollist­ëve është portieri Elson Demi, i cili, prej një sezoni e gjysmë, është pjesë e ekipit. Ndonëse lojtari ka pasur disa oferta, në një prononcim për "Panorama Sport" është shprehur se do të vazhdojë të mbrojë portën lezhjane nëse një gjë e tillë i kërkohet. "Aktualisht jam me pushime, por një futbollist profesioni­st nuk njeh pushime totale, ndaj çdo ditë stërvitem individual­isht për të ruajtur formën fizike dhe të jem gati në momentin që do të nisin përgatitje­t", tha portieri, i cili flet edhe për të ardhmen. "Sa për oferta, ato nuk më kanë munguar, madje kam pasur disa tunduese, jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë, konkretish­t nga vendet fqinje, gjithsesi ende nuk kam vendosur, pasi jam në kontakte të vazhdueshm­e me klubin. Besëlidhja është skuadra e zemrës sime dhe jam i gatshëm që t'u përgjigjem ftesave të saj sa herë të ketë nevojë, për këtë jam i vendosur. Besoj se Besëlidhja e sezonit të ri do ta përmbushë misionin e saj për t'u rikthyer në elitë, pasi tifozëria dhe drejtuesit kanë pritur 10 vite për një gjë të tillë", ka mbyllur Demi. Preng Gjikola

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania