Panorama Sport (Albania)

Napoli, Sarri nervozohet me Hysajn

Kërkohet perfeksion prej mbrojtësit të Kombëtares, kritika ndaj repartit mbrojtës

- OLSI TUJANI

Napoli do të kërkojë që të rivalizojë me Juventusin për Serinë A këtë edicion, mirëpo gjatë ndeshjes miqësore janë vënë re probleme në fazën mbrojtëse. Mediat italiane kanë raportuar shqetësime në prapavijën e napolitanë­ve, të shfaqura gjatë ndeshjes testuese me Kievon. Skuadra e Elseid Hysajt barazoi me rezultatin 1- 1, mirëpo janë vënë re probleme në sjelljen e mbrojtësve. Mes tyre, edhe shqiptari nuk u ka shpëtuar kritikave nga trajneri Mauricio Sarri. Reparti difensiv ka qenë gjithmonë në qendër të kritikave në ekipin napolitan edhe sezonin e kaluar, prandaj trajneri duhet të punojë shumë nëse ka si synim të thyejë Juventusin dhe të fitojë titullin kampion në Itali. PROBLEMET

Nuk ka qenë aspak i kënaqur tekniku i Napolit me performanc­ën e të gjithë skuadrës, por ata që kanë marrë lumë kritikash gjatë sfidës ishin dy mbrojtësit Ghulam dhe Hysaj. Kjo edhe për faktin se ishin më pranë trajnerit dhe ai i vëzhgonte më mirë lëvizjet e tyre. Sarri ka qenë gjithmonë kërkues me dy mbrojtësit e krahut që të shtynin më përpara dhe të ndihmonin ekipin për të dalë më rrjedhshëm në sulm. "Kështu nuk shkon. Nuk jemi në vendin e duhur. Duhet të shtyni akoma më shumë", ka bërtitur Sarri gjatë ndeshjes. Megjithatë, duket se këto kritika ishin momentale dhe për t'u treguar lojtarëve që të arrijnë perfeksion­in. Të gjithë thuajse kanë ndier lodhjen e kësaj faze përgatitor­e, por Hysaj nuk ka asnjë shans ta rrezikojë vendin e tij të titullarit te Napoli. Ai madje refuzoi disa oferta të kënaqshme nga skuadra të tjera vetëm për të qëndruar

në këtë ekip. Kritikat nga trajneri Sarri sigurisht që do t'i bëjnë mirë për t'u rritur dhe për t'u përmirësua­r akoma më shumë. Ai është shndërruar një nga liderët e ekipit napolitan dhe këtë vit prej tij pritet më shumë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania