Panorama Sport (Albania)

"Gardiani" kalon dëmtimin, Grixhioni: Surprizë e këndshme

-

Ai që e stërvit çdo ditë prej disa vitesh duket se nuk i kursen elozhet për shqiptarin te Lacio. Adalberto Grixhioni e cilëson një surprizë të këndshme shpërthimi­n e Thomas Strakoshës te skuadra bardhekalt­ër gjatë sezonit të shkuar. Përgatitës­i i portierëve të skuadrës italiane, një nga profesioni­stët më të njohur përtej Adriatikut, e ka vlerësuar "gardianin" shqiptar për mënyrën se si arriti të shfrytëzon­te mundësinë që iu dha. "Ai është një surprizë e këndshme, duhet të rritet ende nga pikëpamja e personalit­etit, por luan i qetë, kjo u jep shumë besim shokëve të skuadrës. Një vit më parë nuk kishte asgjë për të humbur, hyri në fushë i qetë. Meqë bëri një kampionat të mirë, pastaj skuadra e ndihmoi shumë, kjo ka rëndësi për një portier. Djaloshi ka cilësi, stërvitet mirë dhe është i vëmendshëm. Shpresojmë për mirë edhe këtë sezon", tha ai. Por ndërkohë, portieri shqiptar vazhdon të jetë larg fushave të lojës për shkak të një dëmtimi në gju. Strakosha mungoi në miqësoren ndaj SPAL dhe dje ka qenë në klinikën "Padeia" në Romë për të bërë një vizitë më të specializu­ar. Sipas mediave italiane, kontrollet nuk kanë nxjerrë në pah ndonjë gjë serioze dhe pritet që shumë shpejt portieri shqiptar të kthehet rregullish­t në stërvitje me Lacion.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania