Panorama Sport (Albania)

"Dibala nuk është Nejmar, të fortë edhe pa Bonuçin"

-

Autori i golit të parë sezonal për Juventusin, Xhorxho Kielini, nuk ka frikë se sezoni i ardhshëm do ta gjejë skuadrën e tij më pak të fortë sesa një vit më parë. Përkundraz­i, ai beson se drejtuesit po lëvizin në drejtimin e duhur. Natyrisht që duke qenë se për 7 vite me radhë ka ndarë repartin e prapavijës me Leonardo Bonuçin, numri 3 i Juves është i sigurt se mbrojtja bardhezi mbetet shumë e fortë. "Nuk ka dyshime se Leonardo do të na mungojë shumë në aspektin human, sepse ai ka qenë një shok dhe një mik në gjithçka, brenda dhe jashtë fushës. Në 7 vitet e fundit, kam ndenjur më shumë me atë, me Barzaljin dhe me Bufonin, sesa me familjarët e mi. Prandaj, në aspektin njerëzor do të na mungojë realisht shumë. Por ndoshta në ditët e mbetura të merkatos mund të na shtohet një tjetër mbrojtës në repart, që të na lejojë që të marrim frymë më lirshëm gjatë sezonit, për të menaxhuar energjitë. Gjithsesi, nëse ishim pesë mbrojtës të nivelit të lartë deri pak ditë më parë, tashmë kemi mbetur katër qendërmbro­jtës, sërish të një niveli shumë të lartë, prandaj ishim dhe do të jemi shumë të fortë. Humbja me Barcelonën? E pranojmë me qetësi dhe kthjelltës­i. Do të luajmë edhe këto dy ndeshje të tjera në SHBA dhe do të jemi gati për Superkupën. Dibala vlen Nejmarin? Sot për sot, realisht jo. Nejmar është një lojtar më i pjekur. Me gjithë respektin dhe vlerësimin që kam për Dibalën, Paulo do të arrijë në nivelet e tij, por me eksperienc­ën dhe vitet që ka Nejmari në fushë, ai është i vetmi aktualisht që mund të konkurrojë me Mesin dhe Ronaldon për 'Topin e Artë'".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania