Panorama Sport (Albania)

"I lumtur për kërkesën e Çelsit, vendos klubi"

-

Nga Anglia kanë ardhur sirenat e para blu. Antonio Kandreva, gjatë një interviste për shtyp në prag të sfidës Inter-Lion (sot ora 14:05), është pyetur nga gazetarët edhe për merkaton dhe lajmet që e shikojnë pranë kalimit te Çelsi i Antonio Kontes. Londinezët, sipas shtypit italian, mendohet të kenë ofruar 25,6 milionë euro. Ja fjalët e tij: "Gëzohem për interesin e Çelsit, por për momentin nuk ka ende asgjë konkrete. Në rast se vjen një ofertë, me të do të merret klubi. Unë jam krenar që mbaj veshur fanellën zikaltër, jam pajtuar me një projekt të rëndësishë­m. Mes

Lacios dhe Interit ka diferenca të mëdha, kjo fanellë ka një histori të rëndësishm­e, që duhet nderuar sa herë zbret në fushë. Për pronarët e rinj? Kemi ndjesi shumë të mira, e kemi kuptuar rëndësinë e grupit "Suning" këtu në Kinë. Pasioni për Interin në këtë vend është i madh, duam të bëjmë një paraqitje pozitive në këtë turne. Kemi shumë tifozë që na ndjekin dhe kjo të jep gjithmonë një shtysë akoma më të madhe".

E ARDHMJA - Fjalët e mesfushori­t duken si një premtim për dashuri ndaj ngjyrave zikaltër, megjithatë tifozët zikaltër kanë qenë të ndarë, ndërsa një pjesë e mirë e tyre ka kërkuar edhe largimin e lojtarit. Ndërkaq, Kandreva ka pranuar se ndihet i lumtur nga interesimi i Antonio Kontes. Situata mbetet e gjitha për t'u qartësuar, por, duke marrë në konsiderat­ë reagimet e mbështetës­ve, lind edhe një dyshim: mos do të jenë tifozët ata që do e shtyjnë Kandrevën drejt Çelsit?

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania