Panorama Sport (Albania)

Kukësi synon Jashanicën, sot vendoset për stolin

Kontakte me Milinkoviç­in, mbetet pistë e hapur

- SKERDILAID SULOZEQI

Drejtuesit e Kukësit po vijojnë punën për Kukësin e ri, për të bërë një ekip kompetitiv më të fortë nga Kukësi i sezonit që kaloi, me qëllim ruajtjen e titullit kampion. Por, kjo detyrë e vështirë pritet që t'i ngarkohet trajnerit që do ta marrë përsipër ekipin me objektivat e qarta, ruajtjen e titullit kampion dhe fitimin e Kupës së Shqipërisë. Kukësi aktualisht është pa trajner e me shumë gjasa trajneri i ri vendoset ditën e sotme, pasi presidenti Gjici do takojë kandidatët për postin e teknikut. Së pari, pritet një takim midis presidenti­t Gjici dhe trajnerit që tashmë i ka përfunduar kontrata me Kukësin, Ernest Gjokës. Por, me shumë gjasa bashkëpuni­mi i palëve ka përfunduar me eliminimin e Kukësit nga Kupat e Europës, pasi ajo ishte prova e Gjokës, nëse do e kalonte do konfirmohe­j për sezonin e ri, gjë që nuk ndodhi, e për këtë arsye presidenti Gjici mendohet do t'ia japë mundësinë një trajneri tjetër. Sipas burimeve të sigurta në klub, pasuesi i Gjokës do të jetë ish-trajneri i kombëtares shqiptare U-21, Skënder Gegës. Gazeta mëson se mbas përfundimi­t të takimit të presidenti­t Gjici me Gjokën, ku palët do i japin dorën njëritjetr­it pas bashkëpuni­mit njëvjeçar, axhenda e numrit një të klubit do vijojë me takimin me Skënder Gegën, me të cilin do diskutohen detajet për kontratën dhe bashkëpuni­min për sezonin e ri. Ndërkohë, drejtues të tjerë të Kukësit po punojnë paralelish­t dhe po mbajnë kontakte me agjentin e Mladen Milinkoviç, i cili tashmë duket më larg Kukësit, pasi palët nuk kanë rënë dakord për detaje. Mësohet se trajneri serb ka kërkuar që të merrte me vete edhe stafin e tij që ka pasur te Luftëtari, gjë të cilën verilindor­ët nuk e kanë pranuar. Gjithsesi,

nuk është mbyllur përfundimi­sht dera për Milinkoviç, pasi nëse do bjerë dakord me kushtet e verilindor­ëve, nuk është çudi të përzgjidhe­t ai në krye të punëve teknike të klubit verilindor. Përpos kësaj panorame, prezantimi i trajnerit të ri te Kukësi është çështje orësh.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania