Panorama Sport (Albania)

Arritje e madhe, korçarët u sollën si ekip europian

- Nga LUAN PINARI

Përshtypja

e përgjithsh­me është shumë pozitive për këtë ndeshje. Barazimi 1-1, përpos mënyrës dramatike se si erdhi, është një arritje e madhe për Skënderbeu­n. Paraqitja e skuadrës korçare tregoi edhe njëherë se nuk...

P ërshtypja e përgjithsh­me është shumë pozitive për këtë ndeshje. Barazimi 1-1, përpos mënyrës dramatike se si erdhi, është një arritje e madhe për Skënderbeu­n. Paraqitja e skuadrës korçare tregoi edhe njëherë se nuk kemi ngelur mbrapa, përkundraz­i, ekipet shqiptare kanë ecur mjaft mirë si taktikisht ashtu edhe në aspektin fizik. Sepse vetëm kështu mund të shpjegohet ajo ndeshje madhështor­e e Skënderbeu­t në "Maksimir". U jemi afruar shumë klubeve të mëdha dhe kjo nuk është pak.

PJESA E PARË

Trajneri Ilir Daja e kishte lexuar shumë mirë kundërshta­rin. Vendosja e skuadrës ishte perfekte dhe lojtarët dukej qartë se kishin informacio­nin e duhur mbi rivalët. Këtë e përforcon edhe fakti që Nimaga, Lilaj dhe sulmuesi i ri Soue i bënin presing të pamëshirsh­ëm mbrojtësit të Dinamos që niste topin e parë. Kjo krijonte pështjelli­m që në startin e aksioneve të kroatëve dhe i detyronte ata që të tërhiqeshi­n pak më mbrapa për të qenë më të sigurt në nisjen e aksioneve sulmuese. Pikërisht këtu Skënderbeu fitonte territor. Më pas, duhet thënë se Skënderbeu ishte i shkëlqyer në pasimet e shkurtra. Sipas statistika­ve në fund të pjesës së parë përqindja e kontrollit të topit ishte 51-49% për Skënderbeu­n. Të jemi realistë, kjo është shumë e rrallë për një ekip shqiptar që luan në këto nivele, për më tepër në transfertë...

Një tjetër element që spikati ishte fakti që Skënderbeu krijonte gjerësi në aksionet sulmuese. Latifi dhe Gavazaj, përveçse shumë të shpejtë, arrinin të depërtonin edhe nga brenda mesfushës. Driblimet e tyre një për një ishin një armë më shumë dhe futja e Gavazajt nga qendra duke shërbyer për shokët e çorientoi dukshëm Dinamon. Pati raste për shënim edhe vetë, por duhej të kish qenë më i vendosur dhe më cinik.

PJESA E DYTË

Nëse marrim parasysh se pjesën e parë e dominoi Skënderbeu, atëherë duhet të llogarisim edhe faktin që korçarët shpenzuan shumë energji. Po, sepse ai sistem loje, me dy lojtarë që veprojnë mirë nga krahët dhe me një mesfushë agresive, kërkon një sakrificë të madhe fizike dhe mendore. Për këtë arsye Skënderbeu nuk mundi të ishte konstant në këtë ndeshje. Dhe ishte normale fundja sepse po luante me një ndër ekipet më të mira të Ballkanit. Dinamo nisi të sulmonte me ashpër dhe kjo pritej, por mendoj se çelësi i ndryshimit për kroatët ishte zëvendësim­i i Çoriçit. Dukshëm jashtë forme, pas daljes së talentit, Dumbia u spostua shumë në të djathtë sepse kroatët e kuptuan se kur sulmonin nga ai krah Latifi nuk kthehej të ndihmonte Micin në fazën mbrojtëse. E bënë shpesh atë manovër duke e detyruar Skënderbeu­n të sulmonte gjithnjë e më rrallë. Natyrisht, korçarët sërish patën shanse, por nuk ishin më në balancat e pjesës së parë.

"DEFEKTI" I DAJËS

Ndoshta i vetmi defekt, ose mangësi e trajnerit Daja qe dublimi jo i mirë që i bëri mesfushori­t Fernadez. U pa e qartë se prej tij varej gjithçka në organizimi­n e skuadrës kroate dhe mund të kish përdorur një mesfushë më të dendur. Me daljen e Osmanit dhe futjen e Xhejmsit, Skënderbeu u shndërrua nga një 4- 1- 4- 1 i pastër në një 4- 4- 1- 1. Daja tentoi të shënonte golin e dytë dhe të themi të drejtën ishte shumë pranë, por ndonjëherë duhet edhe fat. Megjithatë, e theksojmë se nëse Skënderbeu bëri atë paraqitje, kjo ndodhi edhe sepse trajneri kishte bërë një punë të shkëlqyer në studimin e kundërshta­rit.

GOLI I PËSUAR

Është për të ardhur keq sepse një skuadre si Skënderbeu nuk i ka hije të pësojë gol nga një goditje standarde. Ka lojtarë aq ekspertë saqë ta lexojnë më mirë lojën në raste të tilla. Një keqardhje shumë e madhe edhe për 5 minutat shtesë... Qartazi e ekzagjerua­r nga kasa arbitrare sepse nuk ndodhi asgjë me rëndësi për një shtesë aq të madhe. Konkluzion­i: Skënderbeu i futi frikën Dinamos dhe shtoi presionin mbi kroatët. Tani korçarët duhet të tregohen cinikë dhe të kalojnë turin, sepse diferencat nuk janë më si dikur...

* Artikull ekskluziv për

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania