Panorama Sport (Albania)

Tifozët kroatë: Goli i Skënderbeu­t ishte i rregullt

-

Liridon Latifi arriti të shënonte një gol në minutën e 10, por që u anulua për pozicion jashtë loje nga arbitri anësor. Portali "vecernji. hr" ka zhvilluar një sondazh online me lexuesit e tij, duke shtruar pyetjen nëse goli i Skënderbeu­t ishte i rregullt, apo duhej anuluar. Ajo që habit është përgjigjja e tifozëve kroatë, të cilët mendojnë se korçarët janë penalizuar pa të drejtë. Kështu 36.97 prej tyre janë të mendimit se goli duhej anuluar, pasi ishte i parregullt. Ndërsa 61.34 për qind janë të mendimit se gjyqtari ka gabuar dhe goli duhej quajtur i rregullt. Ndërsa një përqindje shumë e vogël, ose thënë në përqindje, 1.68 e tyre kanë deklaruar se është shumë e vështirë për t'u thënë një vendim i saktë. Në rast se goli do të ishte quajtur i rregullt, atëherë ndeshja mund të kishte marrë një tjetër rrjedhë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania