Panorama Sport (Albania)

2842 ditë më pas, Montolivo: Kishte ardhur ora

-

Më në fund një Rikardo Montolivo i kohëve të vjetra, që jo vetëm shpërndan lojën, por edhe shënon, jo një, por një dopietë përballë Shkëndijës. Mesfushori dhe ish-kapiteni kuqezi kishte një pafundësi që nuk shijonte një gol në kupat e Europës, plot 2842 ditë më pas, konkretish­t nga ndeshja e fazës së grupeve ndaj Debrecenit (fitonin kuqezinjtë 5-2), në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, saktësisht 7 vite, 9 muaj e 19 ditë më pas. "Më në fund, kishte ardhur ora dhe personalis­ht goli ishte një peshë e rëndë që hoqa nga shpatullat. Pas të parit, i dyti ishte surpriza më e bukur për mua, e cila tregon se ndoshta ky makth kishte përfunduar, edhe pse në fund ne jemi një skuadër dhe i gëzohemi rezultatit. Kundër Shkëndijës ishte një fitore e rëndësishm­e, i bëmë të lumtur tifozët".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania