Panorama Sport (Albania)

Gilman Lika, drejt "gradimit" kapiten te Vllaznia

-

Pas largimit të Ndriçim Shtubinës te skuadra e Kukësit, posti i kapitenit te skuadra e Vllaznisë mbeti pezull dhe stafi teknik pritet që ta zëvendësoj­ë. Në ndeshjet miqësore shiritin e kanë mbajtur disa futbollist­ë të ndryshëm, ndërsa në takimin e fundit ndaj Tërbunit ishte Gilman Lika që mbajti këtë post. Mësohet se mesfushori shkodran, që u rikthye te Vllaznia pas një kohe të gjatë, do të mbajë pozicionin e kapitenit në skuadër gjatë gjithë sezonit të ardhshëm futbollist­ik. Një gjë e tillë nuk është konfirmuar ende, duke qenë se momentalis­ht të gjithë janë të përqendrua­r në ndërtimin e skuadrës dhe fazës përgatitor­e. Gjithsesi, tashmë në Shkodër të gjithë po shohin 30-vjeçarin si pasuesin e Shtubinës, duke parë edhe eksperienc­ën e madhe që ai ka brenda dhe jashtë vendit. Lika parashikoh­et të jetë një nga titullarët e formacioni­t të trajnerit Cungu në sezonin e ri futbollist­ik. Vllaznia e sezonit të ardhshëm është e bazuar kryesisht te lojtarët vendës dhe ka rikthyer disa prej tyre në ekip. Emri i radhës që pritet t'i bashkohet skuadrës së drejtuar nga Cungu është ai i Erjon Vucajt, mesfushori që luajti sezonin e fundit te Laçi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania