Panorama Sport (Albania)

Iuliano e nis me fitore, Herrera debuton me gol

Trajneri kursen disa lojtarë, Kalari vendosi suksesin

- ILIR CARA

Trajneri Mark Iuliano ka debutuar me këm bën e mbarë mbrëmë si trajner i Partizanit, pasi të kuqtë kanë triumfuar në miqësoren e parë të fazës përgatitor­e që po zhvillojnë në Itali. Të kuqtë fituan me rezultatin 2-1 ndaj Vastezes, në stadiumin "Aragona" të qytetit Vasto, me gola të Herrerës dhe Kalarit, të cilët përmbysën avantazhin provizor të vendësve. Duke ditur që luanin ndaj një ekipi inferior, trajneri Iuliano ka preferuar që disa nga lojtarët (Sukaj, Malota, Atanda, Çani i dëmtuar), t'i lërë pushim për këtë miqësore, duke ditur se dy ditë më pas luajnë ndaj një kundërshta­ri më potent, si Ternana, e cila militon në Serinë B. Trajneri Iuliano e nisi takimin e parë në krye të Partizanit me një modul 4-3-3 dhe Adorjan e Basrak ishin risia, në krahasim me skuadrën që u përfaqësua në Ligën e Europës ndaj Botev Plovdivit. Të kuqtë vinin në këtë takim me "këmbë të rënduara", pasi tekniku i ri i ka shtrydhur në javën e parë stërvitore në Itali. Ndonëse shpresat e Partizanit të Iulianos janë të varura nga prurjet e merkatos së verës, por fitorja erdhi nga goli Kalarit. Me gol ka debutuar edhe panamezi Herrea, i cili së bashku me Kalarin u aktivizuan në pjesën e dytë. 45 minutat e para u mbyll në barazim 0-0, ndonëse të kuqtë u munduan shumë që t'i imponohesh­in kundërshta­rit. Në pjesën e dytë, të dy trajnerët bënë shumë ndryshime dhe

golat e kësaj miqësoreje erdhën pikërisht nga lojtarët, të cilët u aktivizuan në fraksionin e dytë. Pjesa e dytë nis më mirë për vendësit, të cilët që në fillim arrijnë të kalojnë në avantazh me Alesio Alberiko. Në minutën e 58-të, Herrera shënon për të kuqtë, duke e barazuar rezultatin në shifrat 1-1. Goli i avantazhit për "demat" u shënua nga mbrojtësi

Renaldo Kalari, i cili ekzekutoi mjeshtëris­ht një goditje dënimi në kufijtë e zonës së skuadrës së Vastezes. Ndonëse kundërshta­ri ishte i nivelit të ulët, pozitiv është fakti që Partizani i trajnerit Iuliano arriti të merrte një fitore, kur dihet se kjo është periudhë eksperimen­tale te "demat". Një nga gjyqtarët anësore në këtë takim ishte femër, Marta Manela.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania