Panorama Sport (Albania)

Elbasani në të dytën, por luan tre ndeshje... derbi

Sopoti, Gramshi e Domosdova, rivalët e verdhebluv­e

-

Rënia e Elbasanit në Kategorinë e Dytë mund të konsideroh­et si një nga lajmet që bëri bujë sezonin që sapo lamë pas në futbollin shqiptar, për vetë emrin dhe pozitën që ky klub ka pasur. Mirëpo, tani verdheblut­ë duhet të mësohen me idenë për të luajtur në këtë kategori dhe të ndeshen me skuadrat që do të kenë përballë. Sipas një vëzhgimi të "Panorama Sport", verdheblut­ë i presin disa sfida të "nxehta" gjatë këtij sezoni, sidomos ato brenda "llojit", pasi do të luajnë plot tri derbi: Me Sopotin, Gramshin dhe Domozdovën, ku nuk do ta ketë aspak një shëtitje me asnjë

prej tyre. Edhe pse fillimisht duhet parë se si do të jetë ndarja e skuadrave nëpër grupe, pasi ka gjasa që të mos jenë të katërta në të njëjtin grup, mund të thuhet se elbasanasi­t i pret një "ferr" i vërtetë në transferta, jo vetëm në derbi, por ndaj të gjitha skuadrave.

DERBET - Më i "nxehti", duke marrë parasysh edhe atë që ndodhi gjatë këtij sezoni kur të dyja skuadrat rivalizuan me njëratjetr­ën për të qëndruar në të Parën, por në fund ranë të dyja, pritet të jetë ai me Sopotin. Me shumë gjasa Sopoti mund të mos e ketë gati stadiumin e vet në Librazhd dhe kjo gjë mund t'ia lehtësojë sadopak punën verdhebluv­e. Në të kaluarën, ka pasur një "luftë" të vërtetë sa herë që elbasanasi­t kanë qenë mysafirë në Librazhd, ndaj konsideroh­et edhe si i "nxehtë". Më pas, verdheblut­ë do të gjejnë përballë Gramshin, kundërshta­r që para disa viteve e kanë pasur përballë në kampionat në Kategorinë e Parë dhe në transfertë elbasanasi­t kanë vuajtur shumë për t'i mundur, ndonëse kishin pretendime për t'u ngjitur në Superiore. Derbi i tretë është ai me Domosdovën e Përrenjasi­t, me tifozët e kësaj skuadre që mezi po e presin përballjen me Elbasanin dhe t'ua bëjnë "ferr". Dihet që për tifozët kundërshta­rë ndeshjet derbi përballë një skuadre të konsiderua­r të madhe kthehen të veçanta dhe speciale për ta, ndaj verdheblut­ë duhet të bëjnë llogaritë edhe me këtë faktor për të dalë të fituar. Vladimir Mema

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania