Panorama Sport (Albania)

Daci i bindur: Në Berat nuk na mposht askush

-

Florian Daci ishte një nga afrimet me peshë në mbrojtjen e Tomorit, duke qenë se e njeh mjaft mirë Kategorinë e Parë. Në një prononcim për "Panorama Sport", ai është i bindur për forcën e skuadrës së tij teksa shprehet: "Po vazhdojmë me intensitet të lartë përgatitje­t për sezonin e ri dhe deri në këto momente çdo gjë është duke shkuar ashtu siç duhet. Pas disa ditëve do të nisemi drejt qytetit të Sarandës, ku edhe do të vazhdojmë fazën e fundit të përgatitje­ve përpara fillimit kampionati­t. Jemi njohur me kalendarin dhe mund të them se është i gjithë në favorin tonë. Nëse do të tregohemi të kujdesshëm dhe nuk do të gabojmë ndaj kundërshta­rëve, atëherë jam i bindur që do të bëjmë një nisje të mirë duke krijuar edhe një shkëputje ndaj rivalëve tanë. Sfida e parë ndaj Pogradecit nuk është edhe aq e lehtë. Megjithatë, kjo ndeshje për ne quhet një detyrë shtëpie dhe jemi të detyruar të marrim maksimumin e pikëve. Respektojm­ë çdo kundërshta­r, por në Berat që të gjithë do të dalin më duart bosh", ka përfunduar Daci. Eris Sylyku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania