Panorama Sport (Albania)

Çudi shqiptare, miqësoren e arbitron shoferi i furgonit

E merr përsipër një ish-xhaketë e zezë

-

Çudi shqiptare në futbollin e femrave. Në mungesë të një arbitri, miqësorja e djeshme e futbollit të femrave mes Kinostudio­s dhe mitrovicar­eve e luajtur në Yrshek është drejtuar nga shoferi i automjetit, por një ish-arbitër në karrierën e tij, që transporto­i skuadrën mike drejt kryeqyteti­t. Ndeshja ishte planifikua­r të luhej në orën 09:00, por dy skuadrat kanë pritur afërsisht 40 minuta derisa të mbërrinte treshja e gjyqtarëve. Por, më pas, drejtuesit e dy skuadrave janë njoftuar se gjyqtarët nuk do të vinin për shkak se ishin duke kryer normat. Kësisoj, me pëlqimin e të dy klubeve u ra dakord që ndeshja të drejtohej nga drejtuesi i automjetit të skuadrës mike. Kinostudio ka humbur në miqësoren e dytë të luajtur ndaj kosovareve të Mitrovicës me rezultatin 1- 2. Të parat që shënuan, ishin mitrovicar­et me anë të kapitenes Xhemile Berisha nga pika e 11-metërshit. Më pas, kanë barazuar lojtaret e Kinostudio­s me një gol të bukur të afrikanes Gazile Lamo me një parabolë brenda zonës. Në fraksionin e dytë, kryeqyteta­set me futjen në lojë të Altea Aliajt, e cila ishte mjaft aktive, rritet impulsi i sulmit, ku rrezikohet porta e Mitrovicës 34 herë. I pafalshëm ishte rasti i minutës së 69-të, kur Klarita Myrtollari del e vetme me portierin, por nuk arrin që ta shmangë atë. Pas dy minutash, skuadra e Mitrovicës në një kundërsulm arrin të shënojë edhe golin e fitores me anë të Gresi Berisha, e cila ka ekzekutuar një goditje dënimi në mënyrë të përkryer nga 22

metra. Në fund të takimit, trajneri kosovar i Mitrovicës i ka kërkuar trajnerit të Kinostudio­s edhe 5 lojtare, të cilat i kanë pëlqyer gjatë ndeshjes së djeshme. Përgjatë ndeshjes, pati rezerva për gjykimin. Abdulla Dushku

 ??  ?? Para fillimit të ndeshjes Kinostudio - Mitrovica
Para fillimit të ndeshjes Kinostudio - Mitrovica

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania