Panorama Sport (Albania)

Borha siguria e vetme në mesfushë, balotazh Zhoao Mario-Galjardini

Spaleti kërkon edhe një përforcim "alla Vidal"

-

Katër lojtarë për tri vende titullari në mesfushën e Interit, një repart me probleme të vogla taktike, por megjithatë, të rëndësishm­e. Xhofrei Kondogbia është thuajse i larguar, Geri Medeli e ka "braktisur" Milanon, Mateo Brozoviçi nuk është më pjesë e planeve zikaltër. Mungon një mesfushor që të lëvizë në sulm e në mbrojtje, një "alla Vidal" dhe mbi të gjitha nuk ka forcë fizike në mesin e fushës. TREGUESIT PAS BETISITKun­dër Betisit, Spaleti i kishte besuar Vesinos si lidhës të mbrojtjes me sulmin, Zhoao Mario pas sulmuesve dhe Borha Valeros si "regjisor". Një mesfushë disi e "lehtë", jo ideale për një kampionat fizik si Seria A. Lojtari kryesor i repartit mbetet Borha Valero, një "arkitekt" me mendjen e shpejtë dhe me këmbë që dërgojnë topin në vendin e dëshiruar. Problemi është se spanjollit i nevojiten dy "truproja" në krah, në mënyrë që ai të shprehet në mënyrën më të mirë.

MË SOLIDË ME GALJARDINI­NPeshat e lehta në mesin e fushës mund të garantojnë rezultat në disa raste, por në përgjithës­i Italia

kërkon forcë dhe intensitet. Shihet shumë e vështirë një mesfushë pa dyshen Galjardini-Vesino përpara mbrojtjes. Ndaj Fiorentinë­s do të ketë balotazh mes Zhoao Marios dhe Galjardini­t. Mbetet për t'u parë edhe forma e Mauro Ikardit. BOSHLLËKU- Ndërsa Spaleti ka si detyrë pozicionim­in më të mirë të lojtarëve, "Suning" dhe drejtuesit

sportivë duhet të përforcojn­ë skuadrën, për ta përgatitur për Ligën e Kampionëve (zikaltrit janë ende shumë prapa në krahasim me Juventusin, Milanin, Romën dhe Napolin). Merkatoja aktuale nuk është e lehtë, por Sabatini dheAuzilio kanë treguar edhe në të kaluarën se dinë të përballen me situatat e vështira.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania