Panorama Sport (Albania)

E quajtën Marko si Van Basten, historia e dhimbshme e Asensios

Barça e refuzoi për një arsye banale, sot makth

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Vetëm tre vite më parë Marko Asen sio, atëherë një 18vjeçar me shpresa të mëdha për të ardhmen te Majorka, fitonte pak më shumë se 1 mijë euro në muaj. Sot ai ka firmosur me Realin një kontratë prej 3.5 milionë eurosh neto në sezon. Ka fituar një Champions përveç titullit kampion, dy Superkupa Spanje, Botërorin dhe Superkupën e Europës. E nisi sezonin duke shënuar golin e parë për Realin në Superkupën e Europës kundër Sevijes (3-2) dhe e mbylli duke firmosur golin e fundit për klubin e Zinedin Zidanit në fitoren 4-1 në finalen e Champions-it, ndaj Juventusit në Kardif. Dhe e nisi atje ku e la, me dy gola në dy finalet e Superkupës së Spanjës, kundër Barcelonës. Shënoi me fanellën e "galaktikëv­e" edhe në debutimin në La Liga, në ndeshjen e parë që startoi si titullar dhe në debutimin në Champions kundër Legias së Varshavës. Por Asensio është edhe një djalë modest, serioz dhe i pjekur për shkak të vështirësi­ve që i ka sjellë jeta dhe lotëve të sinqerta në kujtim të nënës së tij të ndjerë, një vajzë holandeze nga Roterdami, e cila humbi betejën me kancerin në vitin 2011. Marko u rrit nga babai i tij, një shitës në një supermarke­t së bashku me të vëllanë, që hyri më pas në polici. Një histori e dhimbshme, një tragjedi e kaluar me forcë, ndjenjë dhe pasion. Marko është nga Majorka dhe në vitin 2006 kur babai i tij u takua rastësisht me Florentino Perezin dhe i tha: "Ky është djali im, Marko, i cili një ditë do të luajë për Realin". Të birit, fatin ia kishte shkruar që në emër në fakt, e ëma e tij e ndjerë,

Maria Vilemsen. E quajti Markon, si i madhi Van Basten. Dhe prej ndarjes së saj nga jeta, çdo gol, Marko ia dedikon asaj. Babai i tij bëri një parashikim të saktë edhe për shkak të zgjedhjes së Andoni Zubizaretë­s, i cili refuzoi që të paguante 4.5 milionë

eurot e nevojshme për ta transferua­r te Barcelona. Ishte viti 2014. Barcelona dhe Majorka ishin dakord mbi gjithçka dhe Asensio kishte nisur të kërkonte shtëpi në Kastejdefe­ls, pranë Barcelonës. Majorka i donte paratë të gjitha menjëherë, Barcelona

donte të paguante në 3 këste. Marrëveshj­a u prish dhe Asensio u bë talenti i së ardhmes i Realit dhe Spanjës, klubit për të cilin bënte tifo që i vogël. Se ku do të jetë 21vjeçari pas një viti këtë nuk e di as ai vetë. Por nëse gjërat shkojnë mirë, ai do të luajë

edhe Botërorin e parë në Rusi. Një gjë që nuk ka për të ndodhur asnjëherë, është që ai nuk do të jetë kurrë një lojtar i Barcelonës. Goli në "Camp Nou" të dielën dhe ai në "Bernabeu" të mërkurën, e vulosën përfundimi­sht fatin e djaloshit të artë.

 ??  ?? Asensio shpërtheu në lot kur u prezantua te Reali, klubi për të cilin bënte tifo që fëmijë
Asensio shpërtheu në lot kur u prezantua te Reali, klubi për të cilin bënte tifo që fëmijë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania