Panorama Sport (Albania)

Suarez dhe Pike trondisin Barçën

Pas largimit të Nejmarit, MSN-së i mbetet vetëm Mesi. Shans për Deulofeun dhe Alkaser

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Ardhja e Paulinjos për 40 milionë euro du hej të ngrohte atmosferën e krijuar pas disfatës së dyfishtë ndaj Realit në Superkupë, por lajmet e infermieri­së turbullojn­ë rishtazi ujërat në kampin blaugrana. Pas humbjes në "Santiago Bernabeu" dhe deklaratav­e të Pikesë, i cili për herë të parë në karrierën e tij pranoi haptazi supremacin­ë e Realit, Barcelona dje u zgjua më një tjetër lajm të trishtë. Luis Suarez do t'i mungojë skuadrës së Valverdes të paktën një muaj. Është ky buletini mjekësor sipas të cilit uruguaiani ka pësuar një dëmtim në kapsulën e gjurit pas një goditjeje të marrë gjatë finales së dytë të Superkupës. Pas largimit të Nejmar- it dhe dëmtimit të Suarez-it në Katalunjë vijon një periudhë e errët në aspektin sportiv duke parë edhe rezultatet në ndeshjet e para zyrtare të këtij fillim sezoni. E vërtetë që përballë kishin një Real në superformë që nuk di të ndalet, sidomos në finale, por edhe blaugranat nuk duket se po kalojnë një nga momentet e tyre më të mira. Mesi në sulm tashmë mund të shpresojë në asistencën Pako Alkaser, i cili në ato raste që ka pasur mundësinë nuk i ka justifikua­r asnjëherë 30 milionët e investuar për shërbimet e tij kur një vit më parë Barça e bleu më shumë bujë nga Valencia. Për 23-vjeçarin ky mund të jetë një shans për të treguar vlerat e tij duke mos vuajtur konkurrenc­ën duke qenë se mbetet i vetmi sulmuesi i parë në organikën blaugrana. Edhe i porsaardhu­ri nga Milani, Deulofeu nuk i ka dhënë vijimësi paraqitjev­e të tij me fanellën kuqezi. As si titullar në Kamp Nou dhe as si zëvendësue­s në ndeshjen e kthimit në Madrid, spanjolli nuk tregoi asgjë nga ato karakteris­tika që në Milano e kthyen në idhull vetëm në gjashtë muaj. Problemi i sulmuesit duhet të zgjidhet në 13 ditë merkato të mbetura, me Barcelonën që nuk do të ketë me siguri shërbimet

e "El Pistoleros" në sfidat në kampionat ndaj Betisit, Alaveshit dhe në derbin ndaj espanjolit. Kjo është hipoteza më e mirë pasi uruguaiani mund të humbë edhe transfertë­n e Getafes më 16 shtator nëse riaftësimi i tij nuk shkon në mënyrën e duhur. Mungesa e Suarez-it do ta "gëzojë" Mesin vetëm në rang ndërkombët­ar pasi Argjentina e tij do të ketë

përballë në kualifikue­set për Rusi 2018 pikërisht Uruguain. Përveç ndeshjeve të rëndësishm­e me kombëtaren e tij ndaj Argjentinë­s, 30-vjeçari do të mungojë edhe në ndeshjen që "Çelestet" duhet të luajnë ndaj Paraguait. Por edhe Pike u largua i dëmtuar nga "Bernabeu" ku pësoi një tërheqje muskulore dhe rrezikon sfidën me Betisin të dielën.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania