Panorama Sport (Albania)

Miliarderi: Do blej Arsenalin dhe do shkarkoj Vengerin

-

Njeriu më i pasur i Afrikës, ka ripërsërit­ur dëshirën e tij për të blerë Arsenalin. Dhe premtimi i parë që bën miliarderi nigerian Aliko Dangote, i cili është edhe një tifoz i "topçinjve", është shkarkimi i Vengerit. "Gjëja e parë që do të bëja është të ndërroja trajnerin. Ai ka bërë një punë të mirë, por dikush tjetër duhet të provojë fatin e tij", tha 60-vjeçari pas ndërtimit të rafinerisë së naftës në Lagos. Kroenke zotëron 67% të aksioneve të Arsenalit, ndërsa 30% i ka miliarderi rus, Alisher Usmanov. Dangote, pasuria e të cilit i kalon 12 miliardë dollarët thotë se do të bëjë një ofertë të parefuzues­hme aq sa të dy aksionarët do të firmosnin dhe largoheshi­n menjëherë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania