Panorama Sport (Albania)

Hicfeld: Nuk imagjinohe­t Bajerni pa Riberinë

-

Frank Riberi ka festuar disa javë më parë plot dhjetë vite me fanellën e kampionëve gjermanë të Bajernit, çka është diçka tepër e rrallë në futbollin e ditëve të sotme. Ish-trajneri i tij, Otmar Hicfeld i është rikthyer fillimeve të Riberisë në Mynih si dhe ka folur mbi rëndësinë e tij për skuadrën bavareze. Dhjetë vite më parë në verën e vitit 2007, skuadra bavareze ka shkuar në Donaushing­en në vend të turit aziatik sikurse ndodhi këtë verë. Trajneri i Bajernit, në atë periudhë, Otmar Hicfeld rikujton të gjithë fillimin e francezit në skuadrën bavareze. Riberi dhe Luka Toni kanë qenë të vetmit të ardhur, të cilët nuk flisnin aspak gjermanish­t. Ata komunikoni­n vetëm nëpërmjet gjesteve kujton Hicfeld. Riberi edhe pse sapo ishte bërë pjesë e skuadrës së kampionëve gjermanë, kishte një sens humori tepër të madh në krahasim me lojtarët e tjerë. Tashmë pas dhjetë vitesh, nuk mund të imagjinohe­t një Bajern pa Frank Riberinë. Ndonëse Luka Toni nuk i ka veshur atletet e futbollit për një kohë të gjatë, Riberi ende vazhdon të luajë si të ishte dita e tij e parë në Mynih. Edhe vetë ai e ka pranuar teksa festonte dhjetë vite me bavarezët se: "Unë dhe Bajerni jemi bërë një çift i pandashëm", çka do të thotë se ai nuk ndahet nga Mynihu si në kohë të mirë ashtu edhe në të keqe. Nëse Riberi këtë sezon luan për të fundit ndoshta me kampionët gjermanë, asgjë nuk ka ndryshuar. Ai ende shfaq formën e dhjetë viteve më parë. "Ai ka qenë një kafshë e egër më parë, kurse sot, ka shtuar thjesht disa vite, duke u shndërruar në një kafshë të vjetër e të egër", e mbylli legjenda Hicfeld.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania