Alarm për sulmin kuqezi, Sadiku me grip

Panuçi teston formacionin, por e mban peng elbasanasi

Panorama Sport (Albania) - - FAQE 1 -

Sokol Cikalleshi u pe zullua, ndërsa Bekim Balaj nuk është grumbulluar prej një dëmtimi. Por, sikur të mos mjaftojë mungesa e dy sulmuesve, dje stafi i Kombëtares u alarmua me Armando Sadikun. Bomberi kuqezi ka munguar në të dyja seancat stërvitore që zhvilloi Kombëtarja. Një lajm që pa dyshim shkakton probleme, edhe pse burime pranë skuadrës tregojnë se bëhet fjalë thjesht për një gjendje gripale të sulmuesit, që me siguri do t'i bashkohet grupit që në seancën e sotme. Dje elbasanasi ishte programuar të dilte edhe para mediave në konferencën e zakonshme për shtyp, por mungoi pikërisht prej gjendjes gripale, çka u njoftua zyrtarisht nga shefi i zyrës për shtyp në FSHF, Gerti Çarçani. Ndërkohë, për sa i përket pjesës tjetër të ekipit, në seancën e parë të ditës së djeshme është bashkuar edhe Jahmir Hyka. Ky i fundit u vonua për shkak të udhëtimit të gjatë nga Amerika. MBLEDHJA

Seanca e paradites ka patur më së shumti karakter taktik. Si një besnik i disiplinës së hekurt, jo vetëm jashtë fushe, por edhe në planin taktik, Panuçi fillimisht shkundi lojtarët, duke mbajtur një fjalim të shkurtër. Me sa duket ai ka parë shenja euforie në grup, nisur edhe nga fakti që përballë është një kundërshtar relativisht i lehtë si Lihtenshtejni. Trajneri italian ju ka evidentuar lojtarëve aspektet ku duhet të përmirësohen. Ai iu tërhoqi vëmendjen për gabimet e bëra me klubet e tyre, si dhe kërkoi përqendrim maksimal në stërvitje. Nuk munguan as frazat motivuese për sfidën e datës 2 shtator ndaj Lihtenshtejnit. "Dua që të shoh maksimumin këtu në stërvitje", - tha trajneri, i cili më pas rreshtoi para lojtarëve edhe disa gabime përqendrimi, që ata kishin bërë gjatë ndeshjeve. "Të shtunën duhet t'ia bëjmë jetën sa më të vështirë kundërshtarit", - ishte një prej frazave motivuese që Panuçi iu citoi gjatë fjalimit. FORMACIONI

Me Sadikun që mungoi edhe gjatë stërvitjes së pasdites, u komplikuan disi edhe përgatitjet e Panuçit për sfidën, pasi trajnerit i duhej të improvizonte me rolin e

sulmuesit në ndeshjen që zhvilloi brenda grupit. Koha e lejuar për mediat dhe për tifozët e interesuar për të ndjekur stërvitjen ishte vetëm 15 minuta dhe trajneri tregohet i kujdesshëm për të mbajtur hermetike skemat që do të aplikojë. Duke qenë i pasigurt

për gjendjen e Sadikut dhe sidomos, duke mos dashur që ta rrezikojë atë për testin më të vështirë, atë kundër Maqedonisë, Panuçi ka monitoruar dje me kujdes paraqitjet e Llullakut, Grezdës, dhe Latifit. Madje ky i fundit është vendosur në

majën e sulmit. Të tre lojtarët, ndonëse asnjë nuk luan si qendërsulmues i mirëfilltë, mund të jenë alternativat mes grupit aktual, për të zënë vendin e Sadikut në formacion, gjithnjë nëse ky i fundit nuk është në formën më optimale për ndeshjen e

fundjavës ndaj Lihtenshtejnit. Ajo që ra në sy dje ishte fakti se në mesfushë Basha dhe Lila u preferuan titullarë. Ndërsa mesfushorët Kukeli dhe Memushaj duket se janë në balotazh me njëri-tjetrin, por me vlonjatin favorit për të luajtur titullar.

Stafi i ri teknik i Kombëtares shqiptare

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.