Skënderbeu firmos me Fidan Alitin Ish-mbrojtësi i Kombëtares shqiptare e mbyll me korçarët

residenti Takaj i plotëson dëshirën Dajës për përfor ime në repartin e prapavijës

Panorama Sport (Albania) - - FAQE 1 - LLAZI SARO

Skënderbeu ka bërë dje goditjen e bujshme të merkatos. Burime të besueshme kanë konfirmuar ekskluzivisht për "Panorama Sport" se në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, Fidan

Aliti ka firmosur...

Skënderbeu ka bërë dje goditjen e bujshme të merkatos. Burime të besueshme kanë konfirmuar ekskluzivisht për "Panorama Sport" se në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, Fidan Aliti ka firmosur një kontratë me bardhekuqtë. Ish-mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, që ka zgjedhur të luajë për përfaqësuesen e Kosovës, do të jetë për tre vitet e ardhshme pjesë e Skënderbeut dhe në bazë të kontratës mësohet se do të paguhet rreth 5 mijë euro në muaj, ose thënë ndryshe 60 mijë euro në sezon. Trajneri Daja prej kohësh kishte kërkuar një blerje cilësore për mbrojtjen dhe mundësisht një lojtar që të mund të përshtatej në disa role. Dhe Aliti është i duhuri për një gjë të tillë, pasi përveçse në qendër të prapavijës, ai mund të luajë edhe në krahun e djathtë të saj. Madje korçarët kishin hyrë në bisedime edhe me Ti- ranën për të marrë shërbimet e Albi Dokës, por një transferim i tillë nuk u realizua.

EKSPERIENCA - Edhe pse 23-vjeçar, Aliti do të jetë një plus më shumë për Skënderbeun në fazën e grupeve të Ligës së Europës, ku korçarët do të kenë përballje të vështira. Kjo, pasi futbollisti ka luajtur në Europë dhe ka eksperiencë në ndeshjet ndërkombëtare. Ai ka luajtur në Zvicër me Luzernën si dhe Sherif Tiraspolin në Moldavi dhe sezonin e fundit ka qenë pjesë e Slaven Belupos në Slloveni. Me afrimin e Alitit, merkatoja e Skënderbeut mund të konsiderohet e përfunduar, edhe pse surprizat e presidentit Takaj mund të mos mungojnë për ndonjë goditje të orëve të fundit në repartin e sulmit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.