Dëmtohet Khedira, Juvja “pazar” tek Interi

Kampionët marrin masat, ofrojnë Kuadradon për Brozoviç

Panorama Sport (Albania) - - FAQE 1 - Përgatiti: JETON STAMOLLA

Sa herë që afrohen grumbullimet e ko mbëtareve, klubet mbajnë frymën, pasi rreziku i dëmtimeve, aq më shumë në një fazë si kjo, ku kampionatet sapo kanë nisur dhe gjendja nuk është optimale, janë tepër të mëdha. Dhe Juventusi është një nga skuadrat që po e vuan më tepër këtë. Pas problemit që frenoi Klaudio Markizion, në gjurin e operuar dy herë në dy sezonet e fundit, dje ka ardhur një lajm i hidhur nga qendra stërvitore e përfaqësueses së Gjermanisë. Sami Khedira ka hasur në një problem në gju, në një ënjtje, e cila e ka detyruar që të mos marrë pjesë në stërvitjen e djeshme. Pa dyshim që ky problem nuk do t'i lejojë atij që të jetë në fushë, në ndeshjen e nesërme kundër Republikës Çeke, ndërsa për atë të së hënës, ndaj Norvegjisë, duhet pritur ende. Stafi mjekësor i Gjermanisë është vënë menjëherë në punë dhe nga Torino kanë kërkuar menjëherë informacione në lidhje me gjendjen e futbollistit të tyre. Pa dyshim që me Khedirën dhe Markizion jashtë funksionit, zgjedhjet për qendrën e mesfushës pakësohen në mënyrë të frikshme, ndonëse ai që kërkon të qetësojë të gjithë ka qenë vetë lojtari. "Nuk besoj se kam një problem të rëndë. Madje, do të kërkoj që të jem në dispozicion të kombëtares për ndeshjen ndaj Norvegjisë". Gjithsesi, nëse nga vetë futbollisti filtron optimizëm, është stafi mjekësor i "pancerave" ai që nuk është shprehur ende, sepse gjendja e tij do të monitorohet ditë pas dite. Tashmë nuk është më një surprizë për askënd, se edhe dëmtimet më të lehta për Khedirën janë transformuar shpesh në gjëra serioze, prandaj në Torino nuk janë të qetë dhe nuk kanë vonuar që të reagojnë.

BROZOVIÇ-KUADRADO Për të mos u kapur në befasi, duke qenë se të paktën Klaudio Markizio do të qëndrojë një muaj jashtë, drejtori i përgjithshëm bardhezi, ;huzepe Marota, ka hapur menjëherë bisedimet me Interin për të tentuar që të afrojë në Torino Marselo Brozoviçin. Mesfushori kroat u tentua edhe një muaj më parë

nga ana e kampionëve të Italisë në fuqi, por pa rezultat. Gjithsesi, me këto probleme fizike që kanë nisur të jenë në rend të ditës, Juventusi do të tentojë që të bëjë sot një tjetër afrim në mesfushë dhe Brozoviç është i përzgjedhuri. Për interistin ata kanë ofruar një shkëmbim kokë më kokë, të paktën deri në verën

e ardhshme, me Huan Kuadradon. Kolumbiani është një lojtar që pëlqehet shumë nga trajneri Spaleti dhe ndoshta sot mund të jetë një ditë e rëndësishme për të mbyllur këtë shkëmbim, duke qenë se në orët e fundit të merkatos të gjithë do të tentojnë që të korrigjojnë diçka në ekipet e tyre.

aaaaaadskaopdksapokd dBsroazkodvoiiçpadshke Kuadrado në dyluftim

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.