Insinje në stol, Italia në tension para Spanjës

Kielini në konferen ë bën "paqe" me Bonuçin: ër mua ai mbetet gjithmonë një vëlla

Panorama Sport (Albania) - - FAQE 1 - Përgatiti: JETON STAMOLLA

Një ndeshje si ajo kundër Spanjës duhet pritur me qetësi dhe me shpresën se "armët" më të forta që një skuadër ka duhet të jenë gati për t'u shkrepur. Ndoshta, në një duel që mund të vendosë "biletën" direkte për në Botërorin 2018 nevojitet edhe ndonjë surprizë, por ajo që ka testuar dje trajneri i "axurrëve", ka zhgënjyer dhe ka përhapur tension në kombëtare. Nëse ndryshimi i skemës nga 3-5-2 në 3-4-3, apo në 3-4-1-2 siç është provuar dje mori aprovimin e shumicës së grupit, risitë në formacion që janë testuar kanë qenë ato që nuk kanë pëlqyer. `hampiero Ventura po mendon që të lëshojë në sulm dyshen muskuloze Beloti-Imobile, të mbështetur nga Verrati, i cili do të lërë mesfushën dhe do të spostohet shumë më pranë sulmit. Kjo bën që jashtë të mbetet Lorenco Insinje. Sulmuesi i Napolit nuk e ka pritur mirë këtë fakt, duke qenë se duke parë atë që ai ka bërë në "play-off"-et e Ligës së Kampioneve dhe në dy javët e para të kampionatit, ai ka treguar se është lojtari italian më në formë. Me spostimin e Verratit përpara që i zë vendin Insinjes, Ventura kërkon t'i japë çelësat e mesfushës Rikardo Montolivo, një zgjedhje kjo që nuk është mirëpritur. Kjo, pasi për një ndeshje si ndaj Spanjës, e cila luan në shpejtësi, loja e kujdesshme, por njëkohësisht e

ngadaltë e milanistit, që duket se ka rigjetur formën, nuk pëlqehet nga shumë prej senatorëve dhe specialistëve. Vetë Insinje ka qenë i pari ai që ka shprehur nervozizëm dhe ndoshta diçka e tillë nuk i bën mirë ambientit përpara supersfidës së Grupit G, ku bën pjesë edhe Shqipëria.

FLET KIELINI

Por ndërsa një shqetësim ngrihet, një pakt paqeje vendoset brenda skuadrës. Leonardo Bonuçi rikthehet të takojë shokët e tij të mbrojtjes juventine, pas largimit te Milani. Pasi vetë kapiteni kuqezi nënvizoi lidhjen e fortë që ka me ta, dje edhe gjiganti

i bardhezinjve, `horxho Kielini, pranon se nuk do të ketë asnjë problem që trioja ose kuarteti difensiv, Bufon-Barzalji-Kielini-Bonuçi të riformohet në kombëtare: "Ajo që mund të them sinqerisht është se nuk e prisja kurrë që Bonuçi të largohej nga Juventusi. Por një ditë pas daljes

së lajmit, u takuam në 'Vinovo' dhe ma konfirmoi. Ishte me ne vetëm një ditë nga ky sezon dhe për mua ka qenë gjithmonë më shumë sesa një shok skuadre. Duke luajtur së bashku kemi mirëkuptuar çdo gjë dhe më duhet të pranoj zgjedhjen e tij. Personalisht di

të them se Bonuçi ka qenë dhe mbetet një vëlla për mua, prandaj transferimi i tij te Milani nuk do të ndikojë aspak në lojën tonë me kombëtaren. E rëndësishme është që të mendojmë të mposhtim Spanjën dhe që të gjithë do të jemi të lumtur", u shpreh Kielini.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.