Tifozët braktisin Kombëtaren: Mbani policët për duartrokitje!

"A thua ta bëjnë dot me kallashnikov në duar? Kthehemi kur të na trajtojnë si njerëz"

Panorama Sport (Albania) - - FAQE 1 - ARMAND HALILI

Tifozët kuqezi kanë ironizuar sërish Federatën Shqiptare të Futbollit dhe gjithçka lidhet me trajtimin që u bëhet atyre në stadiumet shqiptare. Interesi i ulët në shitjen e biletave për ndeshjen ndaj Lihtenshtejnit ka bërë që shefi i marketingut në FSHF të bëjë një thirrje për mbështetje. "Me sa duket, dikush e ka nënvlerësuar këtë ndeshje të Kombëtares. Ndërkohë që ekipi, nga ana sportive, ka një përgatitje maksimale, pasi edhe pse është një skuadër e vogël, gjithsesi vlera e këtij takimi është 3 pikë", tha ai për "Top Channel". Ndërkohë, për ndeshjen tjetër të Shqipërisë, atë në Maqedoni në datën 5 shtator, 450 biletat që ishin në dispozicion të tifozërisë kuqezi janë shitur të gjitha. Por, ndeshja ndaj Lihtenshtejnit do të jetë e rëndësishme, pasi është edhe debutimi i trajnerit të Kombëtares, Kristian Panuçi në krye të Kombëtares kuqezi.

REAGIMI

Pas deklaratës së zyrtarit të FSHF-së, nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur edhe përgjigjja e tifozëve kuqezi. Bojkoti masiv i tifozërisë që ka sjellë si pasojë më pak se 500 bileta të shitura deri më sot për këtë duel ka lidhje edhe me protestën e grupimit "Tifozat Kuq e Zi". Këta të fundit kanë vendosur prej shumtë në numër në stadium, "TKZ" kanë postuar një mesazh ironik kushtuar FSHF-së.

"A thua sa nga këto bileta i janë ndarë policisë? A do të mund të duartrokasin ata me kallashnikovë në duar? Nëse ata që menaxhojnë futbollin shqiptar mendojnë se kjo është rruga e duhur, i dëshirojmë punë të mbarë. E kemi thënë shumë herë më parë, tash e një vit, nuk do të kthehemi në stadiumet shqiptare deri në ditën që policia me kallashnikovë largohen nga stadiumet dhe na trajtojnë si qenie njerëzore. Ndërkohë, ne do të vazhdojmë përkrahjen për Kombëtaren në të gjitha stadiumet europiane. PO, DO TË JEMI EDHE NË FYROM MË 5 SHTATOR. #1KOMBËTARE", shkruhej në këtë njoftim duke konfirmuar se "TKZ" nuk do të mungonin në Strumicë, përballë Maqedonisë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.