Ultimatum nga Teuta, Tirana “nxiton” për Plakun

Veprime amatoreske në pjesën e dytë nga lojtarët verdhezi

Panorama Sport (Albania) - - FAQE 1 - FERIZ FERIZAJ

Verdhezinjtë kanë mposhtur Alb petrolin në miqësoren e djeshme 2-1, pas një pjese të parë mjaft të mirë dhe një të dyte për t'u harruar. Për herë të parë u aktivizua prurja më e re, mbrojtësi kosovar 27vjeçar Veton Shabani, i cili sezonin e kaluar mbrojti ngjyrat e Korabit. Ranë në sy mungesat e dy lojtarëve bazë të Besës, Mihani dhe Hoxha. Sfida mes Besës e Albpetrolit ka nisur për verdhezinjtë me disa mungesa që nga portieri Kaloshi i dëmtuar e pastaj Mihani e Hoxha. Kavajasit e nisin mirë takimin dhe dëshmojnë dëshirë e ego për ta fituar atë. Kjo shfaqet në lojën e tyre sulmuese, ku bien në sy kombinimet mes Bibës dhe sulmuesve Dervishi, Hoxha e Kaloshi. Do të jetë i riu Edmond Hoxha që, pas një goditjeje këndi, i vendosur te shtylla e dytë, shënon nga afër në minutën e 15-të. Vendësit vijojnë lojën e mirë, duke krijuar raste të bukura shënimi ku Kaloshi bëhet protagonist. Miqtë, nga ana e tyre, duken të pafuqishëm për t'iu kundërvënë Besës dhe mjaftohen vetëm me prishjen e aksioneve. Duhet të vinte minuta

e 45-të që përsëri kombinimi i shkëlqyer i dyshes Biba-Dervishi ta nxirrte këtë të fundit në rast goli dhe ai të shënonte. Pjesa e dytë ruan po ato tregues të epërsisë së Besës. Do të jetë një tjetër kombinim i Bibës, ndër më të mirët në fushë, me Dervishin, por ky i fundit me kokë përballë

portierit gabon. Pas minutës së 55-të, trajneri Poçi kryen disa zëvendësime duke kërkuar t'u japë edhe një shans lojtarëve të stolit. Këto ndërrime jo vetëm që nuk bindin, por acarojnë jo pak herë trajnerin Poçi, i cili detyrohet t'u tërheqë vëmendjen. Në këto kushte, janë

miqtë që në të 65-ën me Ballën ngushtojnë diferencën. Nuk ka histori kjo pjesë e dytë, teksa lojtarët e stolit verdhezi janë shumë larg asaj çfarë Besa dhe trajneri Poçi kërkojnë. Janë gabime amatoreske në pasim për të mos folur për ndonjë tregues pozitiv nga ai nivel që Besa ka nevojë në këto momente. Pas ndeshjes, trajneri Artion Poçi u shpreh i irrituar me lojën e disa prej lojtarëve. "Disa futbollistë, që kanë qenë e janë në provë, nuk e meritojnë ta veshin fanellën e rëndë të Besës. Do të ketë shpejt sërish largime. Ne fituam një miqësore sa për moral, por sigurisht nuk jam i kënaqur me këtë nivel të pjesës dërmuese të lojtarëve".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.