Zbulohen çiftet, derbi vetëm në... gjysmëfinale

Nëse s'ka surpriza, bardheblutë rigjejnë Vllazninë në turin I

Panorama Sport (Albania) - - FAQE 1 - JORGIS MEMO

Skema e Kupës së Sh qipërisë për sezonin 2017- 2018 "mohon" derbin Partizani-Tirana në dy turet e para. Megjithatë, nëse skuadrat bëjnë mirë në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm, atëherë kanë shanse të përballen vetëm në turin gjysmëfinal, aty ku shorti mund të tregohet disi më bujar se vetë institucioni i futbollit. Rivalët e përjetshëm do të bëjnë pushim këtë sezon në kampionat, për shkak se Tirana ka zbritur nga Kategoria Superiore. Sytë e tifozëve të të dyja ekipeve legjendë të futbollit shqiptar kanë qenë nga skema e Kupës, por ajo nuk ndryshoi dhe dje FSHF-ja konfirmoi që Tirana dhe Partizani janë vendosur në grupe të ndryshme. Pra, praktikisht nuk ka asnjë shans që të përplasen deri në gjysmëfinale, gjithnjë nëse arrijnë të kalojnë dy turet e para. Bardheblutë janë fitues në fuqi të Kupës dhe e nisin me Besën e Kavajës në turin e parë. Ndërsa kampionët e sezonit 20162017 në Superiore, Kukësi, pret të mësojë kundërshtarin pas përballjes mes Egnatias dhe Vorës. Ky çift, por edhe ai mes Naftëtarit dhe Orikumit do të luajnë vetëm një ndeshje me eliminim direkt. Partizani, nënkampion në fuqi i Superiores pret fituesin e NaftëtariOrikumi. Nga ana tjetër, Skënderbeu, që e mbylli kampionatin e kaluar në vendin e tretë, gjen Mamurrasin në turin e parë. Përcaktimi i çifteve nga FSHF-ja është bërë në bazë të

klasifikimit të sezonit të fundit, teksa ndeshjet e para luhen në fushat e skuadrave të renditura më dobët. Në grupin B, nëse nuk ka ndonjë surprizë si në rastin e Besëlidhjes së edicionit të kaluar, atëherë duket e sigurt që një mes Luftëtarit dhe Laçit do të kualifikohet për në gjysmëfinale. Autostradë

në turet e para e kanë padyshim skuadra si Kukësi, Skënderbeu dhe Partizani.

SËRISH VLLAZNIA - Nëse Tirana kalon Besën dhe gjithashtu Vllaznia kualifikohet ndaj Kastriotit, atëherë në turin e dytë do të kemi sërish një përballje mes bardhebluve dhe shkodranëve. Kapriço e

shortit bën që dy skuadrat, të cilat diskutuan mbijetesën në Superiore në javën e fundit të sezonit të kaluar, të përballen tashmë në Kupën e Shqipërisë. Natyrisht, më shumë për një hakmarrje janë bardheblutë, por gjithsesi mbetet për t'u parë çfarë do të ndodhë në turin e parë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.