Bastet dhe transmetimi

Panorama Sport (Albania) - - ELIMINATORET -

Shqipëria konsiderohet si superfavorite për të fituar ndeshjen ndaj Lihtenshtejnit. Kompanitë e basteve në Europë i kanë vendosur një koeficient qesharak triumfit të kuqezinjve, vetëm 1.10. Nga ana tjetër, një barazim i mundshëm kuotohet nga 8 deri në 11. Ndërsa koeficient shumë të madh ka fitorja e mundshme e Lihtenshtejnit, pikërisht 23, çka do të ishte një surprizë për vetë kompanitë. Ndërkohë, ndeshja e së shtunës do të transmetohet direkt nga platforma "Supersport" dhe Televizioni Publik Shqiptar. Prej disa ditësh, FSHF-ja ka hedhur në treg edhe biletat, teksa interesimi është shumë i ulët.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.