Agolli, si shef... mediash

Panorama Sport (Albania) - - ELIMINATORET -

Çdo trajner ka metodën e tij të punës dhe në ndryshim nga Xhani De Biazi, që për shumicën e gjërave vendoste vetë, duket se Kristian Panuçi ka ide të tjera kur bëhet fjalë për mediat. "Panorama Sport" zbulon se trajneri i ri i Kombëtares shqiptare ia ka lënë në dorë kapitenit Ansi Agollit për të vendosur se kush nga lojtarët do të dalë në konferencat për shtyp që FSHF-ja ka organizuar çdo ditë gjatë orës 13:30. Ndoshta ky është një vendim paraprak i trajnerit italian, duke pasur ndihmën e kapitenit në grumbullimin e parë të Kombëtares.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.