Progon Maloku te Lacio

Panorama Sport (Albania) - - ELIMINATORET -

Një tjetër lojtar shqiptar i bashkohet futbollit italian, me shpresën për të shpërthyer në klubin ku kanë gjetur hapësira shumë shqiptarë. Bëhet fjalë për sulmuesin e talentuar Progon Maloku, i cili është larguar nga akademia e Bajern Mynih, për të shkuar te Lacio në Serinë A. Futbollisti është rritur në akademinë e klubit bavarez, por me sa duket është tërhequr nga një ofertë që i ka ardhur nga Italia, teksa Igli Tare u vu në lëvizje për të siguruar lojtarin shqiptar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.