Hyka, i lodhur prej udhëtimeve

Panorama Sport (Albania) - - ELIMINATORET -

Ka mbërritur i fundit në grumbullimin e Kombëtares, pasi i duhet të udhëtojë që nga Amerika e largët. Mirëpo, Jahmir Hykën nuk e lënë rehat as vonesat e avionëve. "Më ka ndodhur shpesh sa herë kam udhëtuar për në Shqipëri. Një avion vonohet në San Françisko dhe më pas unë nuk arrij dot në kohë tjetrin që kalon tranzit nga Gjermania. Jam lodhur jo pak, por po e marr veten tani", tha dje Hyka për "Panorama Sport". Mesfushori po sakrifikon jo pak për të ndihmuar Kombëtaren, në një kohë që po shkëlqen në Amerikë te San Hoze. Lojtari është kërkuar së fundmi edhe nga Sioni, por nuk ka asnjë shans që të rikthehet në Zvicër. Tifozët e Sionit e kanë çmendur në rrjetet sociale.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.