Panuçi, mjafton një... shikim

Panorama Sport (Albania) - - ELIMINATORET -

Trajneri i ri i Kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi, ua ka bërë të qartë lojtarëve se kërkon nga ata të jenë shumë të disiplinuar, jo vetëm me oraret, por edhe qëndrimin në rezidencën e ekipit. Pas konferencës së djeshme për shtyp, lojtarë si Eros Grezda, Odise Roshi, Mërgim Mavraj dhe Jahmir Hyka janë parë në hollin e hotelit, duke kaluar kohën e lirë të drekës. Mirëpo, fakti që disa prej lojtarëve po pinin kafe me gazetarët, nuk është përtypur mirë nga Panuçi. Ky i fundit ka zbritur për të parë se kush futbollistë ishte në barin e hotelit. Ka mjaftuar një shikim shumë serioz nga tavolinat e lojtarëve për të çuar menjëherë prej tyre Eros Grezdën dhe Odise Roshin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.