19-vjeçarët triumfojnë në miqësore, Bogdani: Pres më shumë!

Ndeshja e dytë luhet nesër në "Loni Papuçiu"

Panorama Sport (Albania) - - ELIMINATORET -

Kombëtarja shqiptare e 19vjeçarëve ka luajtur dje ndeshjen e parë miqësore ndaj dy që do të zhvillojë në kuadër të përgatitjeve për kampionatin europian, ndaj Gjeorgjisë. Të besuarit e trajnerit Bogdani kanë bërë një ndeshje të mirë dhe kanë arritur të fitojnë me rezultat minimal 1- 0. Takimi u luajt në stadiumin "Loni Papuçiu" të qytetit të Fierit. Ndeshja - Fillimi i takimit ka qenë më i mirë për miqtë, të cilët janë të qartë dhe vënë jo pak në rrezik portën kuqezi me krosime nga krahët. Por, me kalimin e minutave, kuqezinjtë arrijnë të ekuilibrojnë gjithçka duke fituar epërsinë në fushë, por pa arritur të gjejnë golin e avantazhit. Në minutat e para të fraksionit të dytë të takimit, dy trajnerët bëjnë zëvendësime në formacionet respektive, çka ndikon në ritmin e lojës. Megjithatë, 10 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Çela në ecje e sipër leksion një gjuajtje të fortë që pasi përplaset në shtyllën pingule të portës kundërshtare përfundon në rrjetë. Pësimi i golit i bën nervozë miqtë dhe kjo vërehet në minutën e 89- të, kur Tolordava ndëshkohet me karton të kuq, pas një ndërhyrjeje të rëndë. Dy skuadrat do të jenë sërish përballë njëra- tjetrës nesër, në orën 10: 00 në miqësoren e dytë mes tyre.

Deklarata - Trajneri i ekipit tonë përfaqësues, Erion Bogdani, në një prononcim pas ndeshjes, u shpreh: "Arritëm një fitore të bukur dhe plotësisht të merituar. Skuadra u shpreh mirë në fushën e lojës dhe krijoi volum më të madh se kundërshtari si dhe

raste për shënim, por nuk arriti të shënonte më shumë se 1 gol që megjithatë na mjaftoi për të na dhënë fitoren. Kështu kemi luajtur edhe në dy takimet miqësore të mëparshme me Apoloninë dhe Albpetrolin, pavarësisht se nuk kemi arritur të fitojmë. Kemi ende shume punë për të bërë dhe unë besoj se deri në startin e eliminatoreve të Europianit skuadra do të rritet më shumë në lojën e saj", ka mbyllur Bogdani. Mikel Mbriçaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.