Kalendari bëhet lëmsh prej... Skënderbeut

Panorama Sport (Albania) - - FUTBOLL -

Kualifikimi i Skënderbeut në grupet e Ligës së Europës i ka hapur telashe FSHF-së, e cila është detyruar të bëjë disa ndryshime në kalendar për shkak të ngjeshjes së datave të ndeshjeve. Sipas njoftimit të djeshëm, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së me një vendim qarkullues vendosi që java e 3-të e planifikuar për t'u luajtur më datën 20 shtator të spostohet më 24 shtator. Ndryshim ka pësuar edhe java e 15-të e kampionatit. E planifikuar për t'u luajtur më 6 dhjetor, ajo do të shtyhet për më 10 dhjetor. Kësisoji, dy javët e spostuara do të rikuperohen gjatë vitit 2018, më 28 shkurt dhe më 9 maj. Një situatë e turpshme, teksa të gjitha këto ndryshime, nuk do kishin qenë aspak të nevojshme nëse FSHF-ja e niste kampionatin në gusht.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.