FSHF eviton shortin deri në turin e katërt

Panorama Sport (Albania) - - FUTBOLL -

Mund të duket absurde, por prej vitesh institucioni i futbollit shqiptar ka vendosur të bëj "shpikje" me Kupën e Shqipërisë. Nuk kopjon shembujt e vendeve të zhvilluara europiane, që përdorin short që në turet e para, por ia lë gjithçka në dorë përcaktimit të çifteve, duke u bazuar te renditja e skuadrave në sezonin e fundit. Një metodë shumë e vjetër dhe që lë edhe hije dyshimi, për vetë faktin se në mënyrë preferenciale iu hapet rruga disa skuadrave të shkojnë në gjysmëfinale. Vetëm në këtë tur FSHF-ja kujtohet të hedhi short, duke "eliminuar" në një farë mënyre surprizat e një kompeticioni, që në gjithë Europën shpesh sjell risi me skuadrat që kualifikohen. Vjet surpriza ishte Besëlidhja, që shkoi deri në turin gjysmëfinal.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.