Operohet Korreshi, Lushnja mbyll merkaton

Mesfushori u dëmtua në miqësoren e luajtur në Itali, anulohet ndeshja me Naftëtarin

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA SUPERIORE -

Klubi lushnjar kishte në program pasditen e djeshme një takim miqësor ndaj Naftëtarit, në stadiumin "Bashkim Sulejmani" të Kuçovës. Por, ky takim miqësor është anuluar. Është rasti i dytë që lushnjarët nuk luajnë një miqësore të programuar. Pasi ndodhi me Egnatian ja vën e kaluar, tashmë nuk luhet ndaj Naftëtarit. "Miqësorja me Naftëtarin nuk u luajt për shkaqe që nuk vijnë nga ana jonë. Kështu, ndodhi edhe me Egnatian", ka sqaruar sekretari i klubit lushnjar Irakli Zaka. Por, në fundjavë, myzeqarët mund të zhvillojnë një ndeshje miqësore ndaj Besës. MERKATO - Klubi lushnjar ka realizuar shtatë afrime në këtë merkato të verës edhe pse është plotësisht në varësi të Bashkisë së Lushnjës. Portieri Bejte, mbrojtësit Prençi e Kaja, mesfushorët Shkullaku, Gava, Meto dhe sulmuesi Pepa janë lojtarët e rinj që janë vënë nën urdhrat e trajnerit Bano. Madje, te verdhejeshilët ka vetëm tre të larguar. Kështu, portieri Haremi ka shkuar tek Egnatia, sulmuesi Allkanjari është pa skuadër, ndërsa mbrojtësi i djathtë Renato Dervishi është pranë Naftëtarit. Te lushnjarët është edhe mesfushori Aldo Vodo, që shënoi dhe një gol në miqësoren me Albpetrolin, por ende nuk është zyrtarizuar me verdhejeshilët. Vodo luajti me Lushnjën në sezonin 20152016, por u aktivizua shumë pak, pasi pësoi dy dëmtime të rënda. KORRESHI - Mesfushori lushnjar Erlind Korreshi ka kryer një ndërhyrje në gju, në një nga spitalet e Zagrebit në Kroaci. Mesfushori 30- vjeçar pësoi një dëmtim të rëndë në miqësoren që verdhejeshilët zhvilluan me Leçen në fillim të këtij muaji. Operacioni ka dalë me sukses dhe këtë e ka bërë me dije vetë lojtari me një postim në "Facebook". Alban Alushi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.