Osmani zbulon dënimin, Taku në ekip

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA SUPERIORE -

Qendërmbrojtësi Tefik Osmani duket se është gati për t'u rikthyer në kampionat si pjesë e Skënderbeut pas dënimit të marrë nga FSHF në fund të sezonit pas atij takimi kundër Kukësit. Në Korçë thuajse nuk japin asnjë të dhënë nga klubi se kur rikthehet Osmani, ndërsa nuk bëjnë me dije as sa javë është dënuar. Por, fakt është se vetë futbollisti ka apeluar dënimin dhe mendohet se ka përfituar ulje. Në batutë e sipër me drejtuesit administrativë të klubit, Osmani ka bërë me dije se edhe 1 ndeshje i mbetet dhe rikthehet. Ndërkohë, me skuadrën sot pritet të bashkohet edhe Afrim Taku, që do të jetë nën urdhrat e trajnerit Daja në sezonin e ardhshëm futbollistik.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.